Dëshmitarët rrëfejnë momentin kur vras*ësi hedh në përrua trupin e Nevila Pjetrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy dëshmitarët që panë një burrë të hidhte kufomën e prostitutës Nevila Pjetri në bregun e përroit Parmignola, natën mes së shtunës dhe të dielës, dëgjuan të shqiptuara këto fjalë: “Të të bëhet mirë”. Sipas Prokurorit të Spezias, është artizani 32-vjeçar i Carrara Daniele Bedini, tashmë i arrestuar në burg, ai që i ka shqiptar këto fjalë pas vrasjes në Marinella di Sarzana.

Në bazë të provave që u mblodhën nga karabinierët e drejtuar nga koloneli Andrea Fabi, kamioncina e bardhë në emër të zdrukthtarisë së babait të tij, që ishte larë pak para mbërritjes së policisë, u evidentua nga një kamer sigurie. Mes provave të siguruara janë edhe rrobat që autori i dyshuar kishte veshur atë natë, të cilat përkojnë me ato që kanë parë dëshmitarët, rapprton La Republica.

Po ashtu një tjetër provë që ‘fundos’ të riun janë dhe plagët e shkaktuara pas qafe dhe veshit të viktimës shqiptare, që përkojnë me pistoletën e kalibrit 22, e cila u zhduk nga shtëpia e babait të tij disa ditë më parë dhe ende nuk është gjetur.Të njëjtat plagë, ndër të tjera, janë edhe në kufomën e transeksualit Carlo Bertolotti, të zbuluar 48 orë më vonë, në makinën e të cilit u gjetën edhe dy predha të përputhshme, tashmë të analizuara. Më në fund në të dyja rastet janë zhdukur kuletat, celularët, sendet me vlerë, ndërkohë që Bedini ka precedent për grabitje.

 

Mirëpo, Bedini, i cili dje është vizituar edhe nga avokati i tij, Rinaldo Reboa, të paktën për momentin duhet të përgjigjet vetëm për vrasjen e Nevilës. “Atë të shtunë mbrëma qëndrova deri në dy ose tre të mëngjesit te Aisha. Isha me qenin tim dhe dy shokët e mi”, një vend në breg të detit të Marina di Carrara. Ndërkohë, në dëshminë e tyre punonjësit e lokalit pohuan se; “Danielën e njohim si fytyrë, por nuk mund ta dimë nëse ka qenë këtu atë mbrëmje”.

Lexo edhe :  Mbështeti Berishën! Kush është Elmar Brok, njeriu i cili paguhet për takime me qytetarët

 

Edhe babai i tij, Enzo Roberto, në gjende të rënduar psikologjike pasi mësoi mbi arrestimin e të birit për akuzat e rënda, i ka dalë në mbrojtje djalit. “Dhimbja që ndjejmë është “nën kontroll”, sepse ne e dimë se kush është në të vërtetë fëmija ynë.”, mësohet të jetë shprehur babai i 32-vjeçarit.

Ai shtoi më tej se; “Ai nuk është një vrasës, ai nuk është njeriu i keq që përshkruhet në gazeta. Problemet me drogën janë të vërteta, por ishte i pastër për një vit, mori një rrugë dhe doli shkëlqyeshëm. Edhe për dënimin për grabitje ka shumë pika për të sqaruar. Ka një vit që punon tetë orë në ditë me mua dhe klientët e konsiderojnë shumë të mirë. Kur mori një kthesë të keqe, e pashë në sy dhe i thashë nëse do të jetosh me ne, në këtë shtëpi, duhet të ndryshosh. E pashë në sy kur mbaroi dhe e pashë kur ishte i pastër, siç kishte qenë prej disa kohësh. Unë jam “shkencëtari” më i mirë që mund të ketë. Pyes veten pse nuk bënë një test toksikologjik, do të ishte perfekt”. Enzo Roberto nuk e mohon se djali i tij “krijoi probleme kur kthehej e kthehej nëpër rrugë me makinën natën”. Por sipas tij “kjo nuk do të thotë se ai është një vrasës”.

Të fundit

Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për...

‘Fara e keqe që polli ndjesë pastë LSI-ja!’ Lapaj i përgjigjet Ramës

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, njëkohësisht edhe drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sot me një video-mesazh kryesocialistit Edi Rama,...

Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë?Spiropali: Erioni, kontribut të spikatur në PS!

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se ka qenë i spikatur. E ftuar...

Francë/ Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Pamjet që bënë “xhiron” e rrjetit, australianët votuan me rroba plazhi

Laboristi Anthony Albanese, ish-sindikalisti me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë si Kryeministër në Australi. Partia Laburiste e...

Lajme të tjera

Web TV