Nuredin Dumani, rrëfimet e një vrasësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“I paskrupullt dhe i aftë të bëjë gjithçka”.

Kështu ua përshkroi Nuredin Dumanin autoriteteve franceze një adoleshente shqiptare që ishte trafikuar atje dhe shfrytëzohej për prostitucion. Vajza nga Durrësi, në mesin e vitin 2017, u shpëtoi nga duart trafikantëve duke u hedhur para një makinë Policie në Bordo. Ajo tregoi gjithçka. Foli për Nuredin Dumanin. Atë që e kishte përdhunuar e më pas trafikuar, duke e kërcënuar me jetën e motrës së mitur.

Pesë vite pas kësaj dëshmie, që autoritetet franceze ia kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, rezultoi pikërisht ashtu siç e kishte përshkruar vajza e trafikuar.

Nuredin Dumani ishte i aftë të bënte gjithçka, sidomos të vriste.

Madje këtë ai e kishte kthyer në biznes. Një biznes gjaku, nga i cili për vite me radhë përfitoi miliona. Ai mund të konsiderohet tashmë si vrasësi serial i dekadës së fundit. Jo pa qëllim policia e kodoi me emrin “Plumbi i artë”, operacionin e vitit 2022. Dumani ishte nisur për të kryer një vrasje në Elbasan, kur ra pre e një atentati ku mbeti edhe i plagosur. Pas arrestimit të tij dhe bashkëpunimit me prokurorinë, SPAK lëshoi 32 urdhra arresti ku u vunë në pranga 20 persona dhe u shpallën në kërkim 12 të tjerë. Mes personave të shpallur në kërkim janë edhe emra të njohur si, Ervis Martinaj, Talo Çela e Suel Çela./O.S

Të fundit

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Lajme të tjera

Web TV