Vlorë, mbytet një person te moli i vjetër

Një burrë rreth 50 vjeç është mbytur te Moli i Vjetër.

Sipas burimeve,  trupi i pajetë mund të ketë disa ditë në det, është i dekompozuar. Mësohet se trupi pa shenja jete është gjetur mes kalatave të Portit të Vlorës, ku rrinë edhe anije turistike. Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes së 50-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

50 vjeçari, është evidentuar në det nga trageti e më pas Policia Kufitare ka njoftuar Kapitenerinë e portit.