7 viktima/ Gjendet helikopteri i zhdukur në Itali, ja video që hedh dritë mbi aksidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfirmimi tragjik për helikopterin e zhdukur mëngjesin e të enjtes në Itali ka ardhur.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të pajetë, të shtatë pasagjerët e po ashtu janë gjetur dhe mbetjet e tij në malin Cusna, Reggio Emilia.

Avioni u rrëzua në shtratin e një përroi, Lama, në Passo degli Scaloni, 1,922 metra mbi nivelin e detit, dy kilometra nga streha e Segheria. Zona ka një terren të vështirë, dhe është e paarritshme prandaj grupet e shpëtimit janë përballur me një punë sfiduese.

Kërkimet nga mëngjesi i sotëm ishin fokusuar në malin Cusna, maja më e lartë në Reggio Apenines, ku ishin identifikuar mbeturinat e avionit. Kontrolli nisi nga helikopter i Guardia di Finanza, pranë strehës Battisti, pas denoncimit të një alpinisti që kishte vënë re disa pemë të djegura dhe disa mbetje metalike në zonë.

“Shkuam në zonë dhe gjetëm gjithçka të djegur. Helikopteri është në një luginë pranë një përroi.”- tha një operator nga bordi i Forcave Ajrore, i cili ndërhyri mëngjesin e sotëm.

Prokuroria lokale ka hapur një dosje për katastrofën, por do të jetë Prokurori Publik i Reggio Emilia që do të koordinojë hetimin për rrëzimin e avionit.

Në qendër do të jetë kontrolli i kutisë së zezë, ndërsa dhe plani i fluturimit do të jetë gjithashtu i rëndësishëm, sa bashku me gjurmët e radarit. Një hetim është hapur edhe nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve, e cila ka urdhëruar dërgimin e vetë hetuesit në vendin e aksidentit.

Ndërkohë është publikuar dhe një video disa sekonda e dërguar përmes whatsapp-it nga njëri prej gjashtë pasagjerëve, e cila do të dokumentonte fluturimin e helikopterit që u zhduk mëngjesin e së enjtes mbi Toskan-Emilian. Video është regjistruar nga një prej pasagjerëve, dhe i është dërguar babait të tij, i cili ua ka dorëzuar autoriteteve.

Lexo edhe :  The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

(Kliko për të parë videon)

Të enjten, në momentin e rrëzimit të supozuar të helikopterit, kushtet e motit në atë zonë shin të pafavorshme për fluturim, por sërish helikopteri u nis. Hipoteza më e mundshme, siç raportohet nga mediat italiane, është se piloti ka tentuar disa manovra emergjente, të cilat përfunduan keq.

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV