Kapen 2.2 ton koka*në, shpallen në kërkim dy shqiptarë si koka të trafikut të dr*gës

2.2 ton kokainë janë sekuestruar nga policia në Peru. Droga ishte fshehur në kutitë e shpargut.

Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima në Roterdam në Holandë. Shtatë peruan u arrestuan dhe ndaj dy shqiptarëve u lëshuan urdhër arresti.

Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të drogës.

“Kjo organizatë kriminale planifikonte të paguante kokainë me monedha virtuale (Bitcoin)”, tha ai.

Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Me rreth 400 tonë në vit, Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.