Kush e “fundosi” Agim Kajmakun, si u arrestua ish-kryebashkiaku pasi bleu bimët e dr*gës

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish- kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Bëhet e ditur se kur u arrestua nga policia italiane me 20 kilogramë kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, Agim Kajmaku ishte së bashku me nipin e tij.

Kokaina ishte fshehur brenda vazove të bimëve që kishte blerë Kajmaku, klient prej kohësh në një fidanishte.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kajmaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.

Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.