Përhapën lajmin se ndërroi jetë, reagon ashpër Eni Çobani: Jam gjallë me shëndet të plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja e njohur, Eni Çobani, pak ditë më parë ra pre e një lajmi të rremë, në të cilin thuhej se ajo kishte ndërruar jetë.

Ditën e sotme në nisje të programit “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare”, Çobani reagoi vetë për këtë spekulim dashakeq.

Ardit Gjebrea: Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…

Eni Çobani: Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë shqiptarët që realisht kanë treguar një dashuri të madhe ditë pas dite dhe javë pas jave. Kam menduar që ai lajm do hiqej, por vazhdon të jetë. Atëherë, meqenëse vazhdon të jetë, edhe unë po e them sot publikisht, jam mirë, jam me shëndet të plotë, faleminderit për mbështetjen. Do jetoj sa ma ka caktuar fati dhe Zoti, kështu që sado ta thoni, ju nuk e shkëpusni dot jetën time. Kështu që faleminderit, Eni Çobani është gjallë.

Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë po bëj një premtim publik, do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për të gjetur përfundimisht kush janë personat, administratorët e kësaj faqeje, që besoj se e di se kush është, unë nuk dua ta them publikisht, por të gjithë e kanë parë dhe do të përballen me mua penalisht dhe ligjërisht për këtë lajm që kanë nxjerrë.

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV