Dumani: Arjan Spahia e Erjon Alibej më dorëzuan emrat që duhet të s’pastroja në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit. Sipas rrëfimit të Dumanit, ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan, ndërsa vendi i takimit ka qënë natën dhe pikërisht në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, në zonën e Fushë-Mbretit. Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin. Në materialin që disponojmë, Dumani shprehet se një periudhe prej 1 e gjysëm, e ka sqaruar Arjan Spahinë, se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje. Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eleminimin e personave që kishin marë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirej ndryshe me nofkën “Tarzani”. Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit. “…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…”-shprehet Dumani. Arjan Spahiu, në këtë takim i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij. Bashkë me në ka ardhur dhe Eljo Bitri, ku Arjani na ka çuar në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan. Aty kam takuar për herë të parë Erjon Alibej. Ky i fundit dhe Arjan Spahiu, siç tregon Dumani i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre. “…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku…”-thotë Dumani.Ndër të tjera ky i fundit shton se po atë natë të takimit, Erjoni i ka dhënë 50 mijë euro, të gjitha prerje 50-she. Kam marë kontakt me Erjonin për të folur në aplikacionin “Sky” me një telefon të dhuruar nga ai, duke qëndruar në kontakt me të dhe Arjan Spahiun përgjatë gjithë klohës. Në dëshmi tregohet se pasi ka bërë bashkë të gjithë grupin e djemve, Dumani, ka pasur si synim të vriste të parin Altin Ndocin, por këtë gjë s’duhet ta bënte tek lagjia e vetë në Durrës. Për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro. “…unë doja që Klevisi ta takonte vazhdimisht Altin Ndocin, pasi kjo më interesonte që ta mbaja në mbikqyrje, duke ja dhënë borxhin avass avash. Dhe Klevisi për këtë gjë, ra dakord që të më vinte në dijeni për lëvizjet e Ndocit…”-tregon Dumani. Në të njëjtën kohë, Dumani ka organizuar vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës, duke përdorur Eljo Bitrin, Henrik Hoxhën dhe Klevis Allën.Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe një person i pafajshëm Anxhelo Avdia.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV