Etleda Çiftja, e pandehura në “Vetting”, gjykon gjyqtarin për pasurinë e integritetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu), ka shtyrë pa afat senacën dëgjimore ndaj gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri.

Shkak i shtyrjes, ka qënë kërkesa e paprecedentë e avokatit mbrojtës së Ymerit, Arben Llangozi, i cili i vuri në dukje komisioneres Etleda Çiftja, se është e pandehur nga prokuroria e Posaçme SAPK, dhe për pasojë nuk duhet të jetë pjesë e trupës gjyqësore ndaj klientit të tij.

Kjo kërkesë, është shoqëruar me një kërkesë të dytë të bërë nga avokati Llangozi, duke kërkuar njëherësh dhe përjashtimin e anëtarit tjetër të kësaj trupe gjyqësore, Roland Ilia, ndaj të cilit gjyqtari Ymeri ka marë vendime, për vënien në përgjim të Ilias, në periudhën kur ky i fundit punonte si pedagog dhe ndiqej penalisht nga prokuroria për korrupsion.
Aq më tepër që kërkesa për përjashtim të Ilias, u bazua duke u mbështetur dhe në një vendim civil të marë nga gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri, ndërsa avokat i palëve në proces rezultoi se ka qënë komisioneri, Roland Ilia.
Këto dy kërkesa të bërë gojarisht nga avokati Llangozi, sollën një përshtjellim mes anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kulifikimit, pasi Etleda Çiftja e pa veten në një pozicion jo komod, për sa i përket statusit të saj si e pandehur në këtë proces administrativ.

Avokati Llangozi, parapriu duke pohuar se komisonierja Çiftja, duhet të dorëhiqet për faktin se s’mundet jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht që një e pandehur të gjykojë gjyqtarin. Në fakt praktika në gjithë botën është e kundërt, tha Llangozi, pasi është gjyqtari që gjykon të pandehurin dhe jo siç jemi në këtë rast që e pandehura të gjykojë gjyqtarin.
Relatorja e këtij procesi gjyqësor, Pamela Qirko, i kërkoi subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri, se duket të kishte paraqitur kërkesën për përjashtim të komisionerit Roland Ilia, qysh prej kohës kur është njohur me përbërjen e trupës gjyqësore dhe jo në këtë fazë kur është hapur procesi i dëgjimit.

Lexo edhe :  KQZ shpërndan zyrtarisht mandatet për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës!

Nga ana tjetër relatorja Qirko, shtoi se dy kërkesat për përjashtimin e komisionerëve Çiftja dhe Ilia, duhet të paraqiten me shkrim dhe të argumentuara gjatë ditës së sotme, duke lënë si afat orën 17:00.

Por avokati Llangozi kërkoi edhe pak më shumë kohë, pasi duhet të hanin dhe drekë. Kjo deklaratë solli një buzëqeshje ironizuese të relatores Qirko, duke iu kundërvënë Llangozit se dreka nuk është një kërkesë që hyn në procedurën ligjore.
Nisur nga kjo situatë, relatorja Qirko caktoi ditën e martë, duke lënë si afat orën 12:00 të depozitimit të dy kërkesave me shkrim për përjashtimin e Etleda Çiftes dhe komisionerit tjetër, Roland Ilia.

Të tre komisionerët, këtë të Hënë e nisën seancën dëgjimore ndaj gjyqtarit Andri Ymeri me një “meakulpa”, duke revokuar vendimin e tyrë të marë për përjashtimin e njërit prej avokatëve, që ishte vëllai i tij, Gerti Ymeri.
Pas vënies në dispozicion të disa vendimeve gjyqësore, ku në proces subjektet e rivlerësimit ishin mbrojtur nga avokatë, motra, vllezër, grua apo dhe burrë, KPK, ditën e sotme pranoi gabimin e bërë seancën e parë, duke futur si avokat të dytë dhe vëllain e gjyqtarit Andri Ymeri.

Të fundit

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë,...

Prindërit kapin prej flokësh vajzën në Korçë, procedohen nga policia

Një video shqetësuese që ka qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë një çift...

“Ramën e masak*ruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris”

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas nga intervista e këtij të...

Trump: Po bëjmë gati planin për të ushqyer njerëzit në Gaza

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza. "Ne duam t'i ndihmojmë...

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të...

Lajme të tjera

Web TV