Rikthehet Covid në Kinë, vatra e infeksionit një lokal me pije alkoolike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në kryeqytetin kinez, Pekin kanë rritur të hënën përpjekjet për të penguar përhapjen e koronavirusit, pas identifikimit të një shpërthimi të ri në një lokal të njohur për pije të lira alkoolike dhe pjesëmarrje turmash të mëdh, sipas The Guardian.

Shpërthimi i ri, i së paku 200 rasteve që lidhen me këtë lokal, që është rihapur javën e kaluar pas heqjes së kufizimeve të pandeminë, tregon sa e vështirë do të jetë për Kinën të zbatojë politikën e “zero-rasteve me COVID”, teksa pjesa më e madhe e botës po përpiqet të mësohet duke bashkëjetuar me virusin.

Çaojang, rajoni më i madh i Pekinit ku gjendet lokali, ka nisur të hënën testimin masiv të 3.5 milionë banorëve. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se janë identifikuar 10,000 kontakte të ngushta që janë vënë në izolim.

Sipas dëshmitarëve, nëpër lagje janë instaluar barriera të mëdha metalike dhe punonjësit shëndetësorë janë parë duke dezinfektuar të gjitha ambientet. Shpërthimet e reja me koronavirus janë duke rritur shqetësimet për ekonominë e Kinës.

Ky shtet është ende duke marrë veten pas izolimit dymujor në Shangai, një ndër qytetet me aktivitetin më lartë tregtar në vend.

Të fundit

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald...

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga shkatërrimi dhe pasiguria. Që prej...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Lajme të tjera

Web TV