‘Volodymyr Zelensky, në mendjen e një heroi’/ Publikohet biografia e presidentit ukrainas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga 24 shkurti 2022, ne e shohim Volodymyr Zelensky, presidentin e Ukrainës vetëm me pantallona të gjatë, bluzë dhe xhaketë ushtarake. Pavarësisht atentateve që e kanë shënjestruar, ai mbetet i pandryshuar në rrugën “Bankova”, ku ndodhet selia e presidencës, në zemër të Kievit.

Megjithatë, ky nuk ishte roli i synuar për ish-komedianin dhe prezantuesin televiziv. Po cili është ky njeri që u fut në politikë dhe që mban mbi supe një pjesë të fatit të Europës?

Gazetarët francezë Régis Genté, korrespondent për RFI, France 24 dhe Le Figaro në hapësirën ish-sovjetike dhe që jeton në Gjeorgji për më shumë se 20 vjetësh, si dhe Stéphane Siohan, korrespondent për Libération, Le Temps dhe RFI në Kiev që nga viti 2013 dhe dëshmitar i rritjes së fenomenit Volodymyr Zelensky, e shkruajnë nga terreni këtë biografi të një personazhi të pazakontë, që titullohet: “Volodymyr Zelensky; në mendjen e një heroi”.

Ky libër tregon Volodímir Zelensky të kthyer në komandant suprem të ushtrisë dhe të mishëruar si hero i rezistencës së një populli të tërë, rrugëtimin nga origjina e tij në një qytet industrial sovjetik, bir i një familjeje shkencëtarësh me origjinë hebreje, deri në fushën e betejës.

“Në moshën 44-vjeçare, Volodymyr Zelensky ka njohur tashmë disa jetë. Diçka e zakonshme midis artistëve, krijuesve dhe atyre që përshtaten me rrethanat. Komedian, aktor, skenarist, producent…, ai u bë i famshëm pasi kishte veshur dy herë kostumin si president i Ukrainës:

Hera e parë në vitin 2015, në një komedi televizive të quajtur ‘Sluga naroda’. Hera e dytë më 2019, në jetën reale, pas një zgjedhjeje si asnjë tjetër në botë. Një skenar kaq surreal dhe postmodern sa nuk e dimë më se ku mbaron ‘fiction’ dhe ku fillon realiteti, – shkruajnë Régis Genté dhe Stéphane Siohan.

Lexo edhe :  Mesdheu si pishinë/ Deti arrin 30°C, shkencëtarët të alarmuar

– Volodymyr Zelensky është një produkt i industrisë së komunikimit, por edhe diçka më shumë se kaq. Ai është një lider i paraqitjeve, i mesazheve, i ideve të afta për të zgjuar një komb”.

Të fundit

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së...

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen...

Lajme të tjera

Web TV