Humb jetën gjyqtari, tifozët dhe lojtarët ushtruan dhunë mbi të për një karton të kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Salvadorane e Futbollit (FESFUT) ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të konfirmuar ndarjen nga jeta të gjyqtarit Jose Arnoldo Amaya.

Sipas FESFUT, Amaya humbi jetën fundjavën e kaluar pasi u rrah brutalisht nga “pseudo tifozët dhe lojtarët” gjatë një ndeshje amatore të luajtur në stadiumin Toluca në San Salvador.

“Ne si federatë dënojmë të gjitha aktet e dhunës që po krijohen në ambiente të ndryshme sportive në vend”, thuhet në deklaratë.

Karriera e gjatë e Jose Arnoldo Amaya

Amaya, e cila ishte një gjyqtar me 20 vite përvojë, drejtonte një ndeshje në lagjen Miramonte të San Salvadorit.

Ngjarja ndodhi pas vendimit të tij për të përjashtuar një lojtar duke i treguar dy kartonë të verdhë, gjë që shkaktoi debat dhe më pas incidentin e tmerrshëm.

Amaya mori goditje që shkaktuan hemorragji të brendshme dhe humbi jetën pasi u dërgua në spitalin Zacamil.

Të fundit

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

Lajme të tjera

Web TV