Krimi i rëndë/ 5-vjeçarja e vrarë, zbulohet vendi ku u gjet trupi i vogëlushes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katania, ku trupi i pajetë i një 5-vjecareje është gjetur e groposur, ndërsa ajo rezultonte e zhdukur.

Elena Del Pozzo u zhduk të hënën në Tremestieri etneo, sipas Tgcom. Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Policia e Katanias shkoi në vendngjarje, në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin, babanë e vajzës.

Çifti nuk ishte së bashku për disa kohë

Babai dhe nëna e fëmijës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. 24-vjeçari u arrestua për grabitje në vitin 2020, por më pas u shpall i pafajshëm. Ai ka disa precedentë për trafik droge. Pas lajmit, i dëshpëruar, ai ka shkuar me partneren e tij të re në vendin ku u gjet kufoma, e cila u varros, vetëm pjesërisht, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin.

Historia e rrëmbimit

Në fillim gruaja kishte treguar për një rrëmbim të vogëlushes, e cila ndodhi nga tre persona me kapuç, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. Pas një nate pyetjesh të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm epilogu me gruan që me lot i çoi hetuesit në vendin ku ndodhej kufoma e vajzës së saj, një tokë e lirë, në via Turati, në Mascalucia, në provincën e Katanias.

Prokurori Zuccaro: “Deklarata rrëfimtare”

Gjatë marrjes në pyetje, hetuesit konstatuan mospërputhje. Prokurori Carmelo Zuccaro e pohoi këtë, duke shpjeguar: Sot në mëngjes ajo gjeti trupin dhe tani po mbledhim deklaratat.

“Rindërtimi i rrëfimit të nënës”

Historia e rrëmbimit të 5-vjeçares ishte jo shumë e besueshme që në fazat e hershme të hetimit, sqaron prokurori. Në fakt, menjëherë para hetuesve u shfaqën disa “anomali”: asnjë dëshmitar përveç saj; asnjë telefonatë në 112 menjëherë pas sulmit , vetëm pas ngjarjes ajo shkoi me familjen në polici. Anomali që bënë që karabinierët dhe prokurorët të ushtronin presion ndaj gruas, e cila më në fund u dorëzua dhe shpërtheu në lot, duke treguar se ku mund të gjente kufomën e vajzës së saj.

Të fundit

“Më sjellin kallëzime për blerje votash por nuk ka prova”, Altin Dumani: 5 parti…

56 kallëzime u bënë nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore njoftoi kreu i SPAK Altin Dumani, por...

Luçiano Boçi: Benet oksfordiani i mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë drame

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi një ditë më parë kryebashkiaku...

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

Lajme të tjera

Web TV