Shpërblim për sportistët, Veliaj: Nuk mjafton vetëm ‘O sa mirë me qenë shqiptar’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës vijon të mbajë traditën e mirë të këtyre 7 viteve të fundit për të shpërblyer sportistët dhe klubet elitarë sipas meritës, me bonuse apo edhe me infrastrukturë dhe kushte më të mira për stërvitje. Vetëm pak ditë pas marrjes në dorëzim të kompleksit të pishinave për t’ia kthyer qytetarëve dhe klubeve sportive, Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe dhënien e shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët elitarë.

“Në mbledhjes e sotme të Këshillit Bashkiak miratojmë një fond prej 51 milion lekësh që shkon për shpërblimet e sportistëve tanë elitarë. Unë besoj duhet të kalojë koha kur sportistët prisnin 10 vjet për të marrë fondet. Nëse këndojmë dhe krenohemi “O sa mirë me qenë shqiptar” dhe sportistët tanë ngrenë flamurin lart, duhet të përgjigjemi dhe për premtimet që kemi bërë. Ndaj sot, miratojmë shpërblimin për dy kampionate dhe dy rekorde të fituara nga sportistja Luiza Gega dhe trajneri i saj. Gjithashtu shpërblehen edhe disa atlete shumë të talentuara. Për peshëngritjen kemi një super vit pas rezultateve në kampionatin botëror në Uzbekistan dhe në Kampionatin Europian. Është patjetër Evangjeli Veli ajo që në 5 kampionate ka qenë historia jonë e suksesit. Kemi një shpërblim për Brikenin që doli kampion bote në Kampionatin Botëror. Po kështu, pjesë e këtij vendimi janë disa talente të tjera dhe trajnerët respektivë” tha Veliaj.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës ka siguruar mbështetje dhe dhënien e shpërblimit dhe për ekipin e Volejbollit për Meshkuj të Klubit Sportiv “Tirana” që rikthen kupën pas 26 vitesh në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se do të shpërblehen dhe sportistët e Klubit të Futbollit Tirana, të cilët u shpallën këtë vit kampion.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV