Tre punonjës kallëzojnë drejtorin e policisë së Lezhës për dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë pas denoncimit publik në media, 3 punonjësit e kompanisë së internetit në Lezhë kanë kallëzuar penalisht në prokurori Drejtorin e Policisë Bashkiake Leonard Pali për fyerje dhe dhunë ndaj tyre.

Në kallëzimin penal drejtuar organit të akuzës, Ndue Pjetri, Ervis Figuri dhe Fatbardh Media thonë se rreth orës 10:00 të datës 11.06.2022 kanë qenë duke punuar për llogari të sipërmarrësit Ded Bukaqeja në një kanal për të instaluar kabull të fibrave optike, pasi firma ka rrjet interneti.

Afër vendit ku po punonin ka qenë dhe sipërmarrësi Ded Bukaqeja dhe në këtë moment afrohet dhe ndal makinën Policia Bashkiake dhe ka dalë Leonard Palaj dhe tha “prapë këtu ju”. “A u kemi thënë mos punoni ma, leni punën” dhe filloj duke na share.

Unë Ndue Pjetra, pasi tha mos punoni u ula për të prere tubin për të ndaluar punën dhe ky polic bashkiak më ka fyer me fjalë të rënda dhe më kapi për rrobash dhe mi grisi.

 

 

Përdori fjalë fyese si “halabakë”, “b*thq*ra”, “ju tërheq zvarrë”, dhe shumë fjalë të tjera të rënda që e kemi ndjere ndjerë veten të poshtëruar prej tij.

Por, e kontaktuar për këtë çështje ditën e ngjarjes, zyra e shtypit ne Bashkinë Lezhë pretendon se kompania në fjalë ka shkelur ligjin, duke kryer punime pa leje dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në bashki.

Sipas tyre në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunës në kanalin e hapur pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejtë për shfrytëzimin e punimeve të bëra për qëllime të linjave elektrike.

Lexo edhe :  I humbur në mal prej 4 ditësh, gjendet i pajetë 27-vjeçari Ajet LLeshi

Në këto kushte Inspektorati Ndërtimor Vendor dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë në zbatim të ligjit, por kjo ndërhyrje ka hasur në reagimin e dhunshëm të punonjësve të kompanisë që punonte pa asnjë leje dhe se për këtë rast është bërë kallëzim për akte dhune, nga punonjësit e kompanisë në drejtim të efektiveve të policisë bashkiake, thotë Bashkia Lezhë.

31

Të fundit

Së shpejti superkompjuterët për inteligjencën artificiale

Kompania teknologjike ‘Nvidia’ do të prodhojë superkompjuter për Inteligjencën Artificiale. Bëhet e ditur se do të investoje 500 mld...

Miratohen tarifat e reja për energjinë elektrike në Kosovë

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), më 16 prill ka miratuar tarifat e reja energjetike, të cilat janë të rritura për 16.1 për...

16 Maj 1975/ Japonezja Junko Tabei bëhet gruaja e parë që ngjit malin Everest

Duke ndjekur shtegun juglindor, alpinistja japoneze Junko Tabei bëhet gruaja e parë që arrin majën e Everestit, malit më të lartë në botë. I...

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli

Arjan Hoxha, ish-kandidati për kryebashkiak në Kamëz, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin. Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në...

2024, kontributi i ndërtimit në ekonomi arrin nivelin më të lartë që nga 2013-ta

Pesha e ndërtimit në ekonomine e vendit po rritet vit pas viti duke e bërë atë gjithnjë e më shumë dominues në ekonomi, teksa...

Lajme të tjera

Web TV