Sunny Hill te parku i liqenit! Veliaj: Do sjellë rreth 50 milionë euro në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sunny Hill festival për herë të parë do të mbahet në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi për Top Channel lokacionin që për 4 ditë do të presë me mijëra të rinjtë që do të argëtohen nën tingujt e muzikës.

“E kemi përcaktuar vendin dhe sot morëm vendimin final që do të jetë hapësira përreth liqenit, fushat përreth liqenit te Tiranes, do të jenë tre skena të ndryshme, një qëndrore dhe skena të tjera. Te bashkëpunojmë që të jetë një zone me hyrje dalje, na duhet pak punë logjistike, por siç menaxhuam dy tifozëri jo pak te vështira si Roma me Feynord, me më shumë sukses se Parisi, do te thotë që nuk është çështje aftësie e vendi dhe madhësie ekonomike, por është çështje fokusi displinë aftësie menaxheriale për të organizuar grupe te mëdha, kësaj here shumica janë te rinj dhe shqiptarë dhe besoj se do argëtohemi pa incidente”.- tha Veliaj

Krybashkiaku e shikon si privilegj organizmin e festivalit Sunny Hill në Tiranë.

“Është prestigj dhe privilegj për Tiranën, e pritëm me entuziazëm kur organizatorët na kërkuan që të bëheshim vendi pritës. Dhe përsa kohë që nuk do të ishte Prishtina prej situatës që u krijua, unë mendoj që është gjithnjë më mirë një tjetër qytet shqiptar se sa në një tjetër vend në Europë.

Dhe për sa kohë që Tirana dhe Prishtina janë vetëm tre ore larg dhe për sa kohë që edhe këtej dhe andej kufirit po mbështesim njeri-tjetrin duhet te gëzohemi që brenda trevave shqiptare ndodhin kaq shume aktivitete”.- tha Veliaj

Organizimi i këtij festivali pritet që të sjellë të ardhura shtesë ekonomike për Tiranën.

Lexo edhe :  Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

“Ka interes ekonomik për Tiranën, sot Tirana prodhon zyrtarisht 20 milion euro ekonomi në ditë dhe kur ka ndeshje si UEFA kjo dyfishohet do te thotë që ne presim që ato 20 milion euro, ti dyfishojë në ato ditë. Zinxhir ekonomik që punon, patjetër presim rreth 40-50 milionë euro shtesë në Tirane”.- tha Veliaj

 

Të fundit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Lajme të tjera

Web TV