Gjyshja 61-vjeçare do martohet me të dashurin 24-vjeçar: Jemi gati të bëjmë fëmijë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjyshe 61-vjeçare thotë se është gati të ketë një fëmijë me të dashurin e saj, i cili është 24 vjeç. Cheryl, e cila ka 17 nipër e mbesa, u martua me Kuran McCain pasi ishin të dashur për rreth për një vit.

Dyshja, nga Xhorxhia e SHBA-së, janë kthyer në një sensacion online pasi kanë bërë bujë për diferencën e tyre 37-vjeçare në moshë. Të njohur në TikTok si @kingqurannewpage, ata numërojnë më shumë se 2.2 milionë ndjekës.

Ata tani po shqyrtojnë hapin tjetër, të kenë një fëmijë së bashku. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet birësimit ose një surrogate, thanë ata. Cheryl ka thënë se shumica e familjes së saj e mbështetën vendimin dhe 17 nipërit e saj tashmë e quanin Kuranin “pawpaw”.

Gjyshja tha se dyshja kishin folur për dëshirën për të pasur një familje së bashku: “Ai ka dashur gjithmonë një fëmijë dhe unë dua të jem nëna e fëmijës së tij. Natyrisht, për shkak të moshës sime, ne do të duhet të marrim një surrogatë ose të adoptojmë, opsion të cilin po e shqyrtojmë.”

Kuran u takua me Cheryl në vitin 2012 kur ai punonte në Dairy Queen, në pronësi të djalit të saj Chris. I dashuri i gjyshes ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë.

Dyshja humbën kontaktet për një farë kohë, por u rilidhën më 4 nëntor 2020, kur Kurani pa nënën e shtatë fëmijëve Cheryl duke punuar si arkëtare në një dyqan. Ata filluan të takoheshin dhe Kurani e vulosi gjithçka kur i propozoi në korrik të vitit 2021.

Të fundit

Dhitë zjarrfikëse/ Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur...

Durrësi i mbushur me pushues!/ Rama publikon videon dhe ironizon Berishën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga plazhi i Durrësit, ku duken shumë pushues duke shijuar detin. Në postimin e tij, Rama falënderon personin...

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

Alban Daci Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata kanë ndodhur, për shkak se...

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Lajme të tjera

Web TV