Vrau djalin dhe postoi shiritin e zi në Facebook, miqtë ngushëllonin nënën shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej ditës së djeshme, mediat spanjolle raportuan për vrasjen e një fëmije dy vjeç, nga një nënë shqiptare, e cila dyshohej se ishte e varur nga droga. Mesditën e sotme, mediat në Spanjë zbuluan edhe identitetin e nënës.

Ajo është Hatixhe Kamxhiu e divorcuar nga burri dhe jetonte në Spanjë prej disa vitesh. 32-vjeçarja ishte nënë e tre fëmijëve, një vajze dhe dy binjakëve. Njërin prej binjakëve ajo e vrau, ndërsa tjetrin e plagosi rëndë, sipas mediave spanjolle.

Fillimisht, Hatixhe Kamxhiu, njoftoi policinë, se djali i saj kishte përplasur kokën në tavolinën e shtëpisë, por mjekët zbuluan se ai kishte edhe fraktura të tjera, duke arritur në konkluzionin se ishte një vrasje.

Pas vdekjes së djalit të saj, 32-vjeçarja, postoi në Facebook shiritin e zi dhe të gjithë miqtë i shprehnin ngushëllimet, të cilët nuk e dinin që Hatixheja e kishte bërë vetë krimin.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka postuar edhe fëmijët e saj.

Të gjithë në Bigastro, Spanjë e kujtojnë shqiptaren si një grua të vetmuar me pak miq.

“Ajo ishte gjithmonë shumë nervoze, duke qortuar fëmijët e saj për gjithçka,” thotë një fqinj për EL ESPAÑOL, i cili gjithashtu ka fëmijë të vegjël dhe kujton Hatixhen me binjakët në park.

Të fundit

PD që nuk ndryshon kurrë! Vetëm 14 deputetë futen për herë të parë në Parlament

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit,...

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano…

Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga Interi pas tre vitesh, por...

10 turistë zhduken! Po eksploronin në zonën e vullkanit Baransky

Një grup turistik prej dhjetë personash ka humbur kontaktin në zonën e vullkanit Baransky, në ishullin Iturup të Kurilit të Madh, njoftoi kreu i...

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 majin e...

Prapaskenat tek Dortmundi, babai i Bellingham konfrontohet me trajnerin Niko Kovac

Drama shpërtheu te Borussia Dortmund pas raportimeve se prindërit e Jobe Bellingham u përpoqën të konfrontojnë trajnerin Niko Kovac, pas zëvendësimit të mesfushorit gjatë...

Lajme të tjera

Web TV