17 qershor 1885/ Statuja e Lirisë mbërrin në Nju Jork, dhuratë franceze për amerikanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 17 qershor të vitit 1885, në limanin e Nju Jorkut mbërrin Statuja e Lirisë. Statuja e Lirisë, ndoshta monumenti më i famshëm i botës, i është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe.

Me kalimin e viteteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike”.

Statuja një figurë femre përfaqëson Libertas, perëndeshën romake të lirisë, e cili mban një pishtar dhe një tabletë, simbol i ligjit, mbi të cilën është gdhendur data e Shpalljes Amerikane të Pavarësisë, 4 korrik 1776. Një zinxhir i këputur qëndron në këmbët e saj. Statuja është ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: shenjë mikpritëse për emigrantët që vijnë nga larg.

Statuja gjendet në ishullin “Liberty Island” në Portin e New York-ut.

Vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit Amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, Statuja u ”ngrit në këmbë” në ishullin e saj vetëm 10 vjet më vonë, më 28 tetor 1886.

“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazamentit. Ajo ka një peshë totale 125 ton. Më shumë se 4 milion turistë nga e gjithë bota vizitojnë Statujën e Lirisë çdo vit.

Autor i skulpturës është Frederik August Bartoldi, i ndihmuar nga inxhinieri Gustav Eiffel, autor i Kullës së famshme të Parisi

Të fundit

Rusia sulm masiv ndaj Kievit, pas telefonatës Putin-Trump

Të paktën 14 persona janë plagosur në një sulm me dron gjatë natës në Kiev, i cili dëmtoi gjithashtu...

Açka zbulon projektin e mazhorancës: Po blen demokratët me vende pune

Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në për transformimin digjital të vendit,...

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të...

Lajme të tjera

Web TV