I vuri tritol një pallati në ndërtim në Shëngjin, dënohet me 4 vite burg Erald Pajtani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një person tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i Armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe “Shkatërrim i Pronës me Eksploziv”.

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli. Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katesh.

Të fundit

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë me intensitet të lartë duket...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Lajme të tjera

Web TV