Publikohen fotot, këta janë dy bosët shqiptarë të 2.2 ton kok*ine në Peru

Publikohet fotoja e dy bosëve shqiptarë të kokainës në Peru. Mediat e huaja kanë nxjerrë fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur me pseudonimet “Barbas” dhe “Pelado”.

Dy shqiptarët kishin hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e 2.2 tonë kokaine, që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”.

Siç shkruajnë mediat vendase, dy trafikantët shqiptarë janë kapur nga kamerat e vëzhgimit Divinesp në Trujillo, gjatë operacionit Bitcoin.

Ndërkohë, më herët dy shqiptarët u fotografuan në hotelin luksoz QP Hotels Trujillo në El Golf.