Reforma/ KLGJ: Harta e re gjyqësore forcon aksesin e qytetarit te drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që avokatët janë në ditën e tretë të bojkotit të seancave gjyqësore, KLGJ-ja ka reaguar përmes një deklarate, duke theksuar se harta e re gjyqësore forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën. Sipas KLGJ-së, me këtë nismë synohet rritja e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave dhe garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj zërave kundër Hartës së re Gjyqësore përmes një komunikate zyrtare. Në komunikatë theksohet se ndarja e re synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave duke garantuar shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Këshilli i Lartë Gjzqësor thekson gjithashtu se miratimi përfundimtar i bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” është kompetencë ligjore ekskluzive e Këshillit të Ministrave. Në përfundim Këshilli shpjegonte se përvariantin final të miratuar prej tij, do të japë mendim edhe KLP, Prokurori i Përgjithëmdhe Ministri i Financave dhe se miratimi përfundimtar i hartës së re gjyqësore ështëkompetencë ligjore ekskluzive e qeverisë. “Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje deklaratat dhe reagimet lidhur me vendimmarrjen e tij “Për miratimin e raportit vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave”. Këshilli i Lartë Gjyqësor sqaron se Grupi Ndërinstitucional i Punës, ka hartuar raportin vlerësues përfundimtar mbi organizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave, në respektim të parimeve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”, i ndryshuar, duke mbajtur në konsideratë gjendjen në të cilën ndodhet sot sistemi gjyqësor, në respektim të detyrimit kushtetues të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të garantuar mbarëvajtjen e funksionimit të këtij sistemi”, thuhet në deklaratën për shtyp. Sipas Këshillit të Lartë raporti përfundimtar vlerësues është produkt i një procesi gjithëpërfshirës konsultimi. “Ai reflekton një kontribut të përbashkët të Këshillit dhe Ministrisë së Drejtësisë, Gjykatave dhe partnerëve ndërkombëtare, të cilët në vijimësi e kanë mbështetur Grupin e Punës dhe Këshillin në hartimin e raportit vlerësues dhe propozimit që reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë. Sipas tyre, Këshilli në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë zhvilluan në fillim të vitit 2022, ciklin e konsultimeve publike mbi propozimin e riorganizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. Opinionet dhe sugjerimet iu nënshtruan një procesi vlerësimi nga “Grupi i Punës për të vijuar më pas me rishikimin e raportit vlerësues dhe finalizimin e projekt-propozimit për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave. “Harta e Re Gjyqësore” sipas raportit të miratuar, synon rritjen e efikasitetit dhe efektshmërisë së gjykatave. Ajo garanton shpërndarje të ekuilibruar të ngarkesës mes gjykatave dhe gjyqtarëve në funksion të marrjes së drejtësisë në mënyrë të barabartë dhe në të njëjtën kohë për të gjithë qytetarët. Kjo zgjidhje forcon aksesin e qytetarit në marrjen e shërbimit, pavarësisht afërsisë fizike me gjykatën. Këshilli sjell në vëmendje se vlerësimi i organizimit të rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave përbën një detyrim ligjor periodik për Këshillin, i cili të paktën çdo 5 vjet, rivlerëson situatën, në varësi të nevojave dhe rrethanave konkrete”, thuhet në deklaratë. Këshilli i Lartë Gjyqësor bën me dije se në referim të ligjit 98/2016, i ndryshuar, miratimi i “Raportit përfundimtar vlerësues dhe propozimit të Grupit Ndërinstitucional të Punës mbi Hartën e Re Gjyqësore”, përbën fazën e parë me natyrë vlerësuese të riorganizimit dhe kompetencave tokësore të gjykatave dhe i hap rrugën procesit të marrjes së mendimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Financave, përpara kalimit në fazën e dytë, e cila gjithashtu do të kërkojë nga Këshilli formalizimin në një vendimmarrje tjetër miratuese të bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” dhe përcjelljen e tij për miratim Këshillit të Ministrave. Miratimi përfundimtar i bashkëpropozimit për “Hartën e Re Gjyqësore” është kompetencë ligjore ekskluzive e Këshillit të Ministrave.

Të fundit

Gjykata Evropiane e Audituesve në alarm për ndotjen urbane, kërcënim i madh mjedisor

Qytetet evropiane janë shumë të zhurmshme dhe ndotja e ajrit mbetet një kërcënim i madh mjedisor për shëndetin në...

Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje

Vetëm katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit të këtij viti, kemi zhvillime të çuditshme në radhët e PD dhe të vetë opozitës...

E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin?

"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ato do të lirohen së shpejti," ka njoftuar Donald Trump në Truth, duke konfirmuar lajmin...

Varësia nga duhani, propozohet ulja e nivelit të nikotinës në cigare në SHBA

Zyrtarët federalë publikuan të mërkurën një propozim për të prodhuar cigare që shkaktojnë më pak varësi, duke kufizuar nivelin e nikotinës. Megjithatë, ky synim,...

Rrëzohet avioni stërvitor në Iran, tre persona humbën jetën

Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm,...

Lajme të tjera

Web TV