Zhaklina Peto-Berishës: Unë dhe im bir Endi Çuçi s’kemi asnjë problem me drejtësinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristja e njohur Zhaklina Peto, ish-gruaja e ministrit Bledi Çuçi nga martesa e parë, ka reaguar për denoncimin e bërë nga Sali Berisha pasditen e kësaj të premteje. Ish-kryeministri e quante djalin e saj dhe të ministrit, Endi Çuçin, anëtar të një bande që trafikonte ilaçe nga Italia.

Mirëpo, Peto ka publikuar një vendim të Gjykatës së Milanos, që thotë se vetë ajo, djali dhe disa shqiptarë të tjerë nuk kanë asnjë problem me drejtësinë italiane, e po ashtu dnaj tyre nuk ka vend për ngritjen e ndonjë akuze në të ardhmen.

“Me shqetësim shumë të madh dhe tepër e indinjuar dua të përgënjeshtroj të gjitha akuzat e pavërteta dhe të shëmtuara të cilat kanë dalë në media dhe që drejtohen ndaj meje personalisht dhe djalit tim Endi Çuçi.

Që ne fillim dua t’ju sqaroj se as unë dhe as djali im nuk kemi probleme me drejtësinë italiane pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë fare me ne. Kjo është e cilësuar fare qartë edhe në fashikullin e hetimit të cilin e keni bashkëlidhur dhe po e citoj:

…“Në shqyrtimin e fakteve që lidhet me paragrafin në fjalë, bëjmë me dije që në fillim se elementet që kemi në dispozicion na ndalojnë, aktualisht, që të përcaktojmë ndonjë veprim me rendësi penale, në ngarkim të disa prej personave të përmendur (SOTIRI ROMEO, PETO ZHAKLINA, XHABAFTI SOKOL dhe CUCI ENDI), duke qenë se nga aktet e hetimit nuk figuron asnjë element që t’i lërë vend ngritjes së akuzave në të ardhmen”…

Unë kam qenë në Itali për t’u kujdesur për nënën time të sëmurë gjatë vitit 2021, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në 3 maj 2021 në Itali. Në datën 4 maj 2021 im bir erdhi në Itali dhe së bashku u kthyem në Shqipëri për t’i bërë nënës nderimet e fundit.

Askush nuk ka të drejtë që për qëllime tërësisht politike të na linçojë dhe dënojë publikisht. Unë iu kërkoj vetëm të mos hidhni baltë mbi djalin tim, një i ri i sapodiplomuar që sapo ka filluar të ecë në jetë dhe ndryshe nga çfarë shpifet nga puseta dixhitale, punon prej shtatorit 2021 për EPO në Mynih, Gjermani (The European Patent Office – Zyra Europiane e Markave dhe Patentave). Faleminderit”, shkruan Zhaklina Peto dhe publikon vendimin e mëposhtëm.

Lexo edhe :  Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Të fundit

Një tjetër kapitull pranë Europës, a jemi më pranë se kurrë anëtarësimit?

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave pë anëtarësim. Lajmin dhe dha kryeministri Edi Rama,...

Lufta në Gaza, Guterres i “tmerruar” nga sulmet ndaj ndërtesave të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shprehu tronditje nga raportet për sulme ndaj ndërtesave të Kombeve të Bashkuara pas ofensivës ushtarake izraelite në...

Jam shkrimtare nga Ballkani. Pse njerëzit supozojnë se di vetëm për luftë e tragjedi?

Lexuesit humbasin kur portierët anglishtfolës vendosin çfarë librash shiten dhe cilat histori tregohen Ana Schnabl* Kam marrë pjesë në një konferencë shkrimtarësh amerikanë në Teksas, pak...

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të nxehtit që ka goditur jugun...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

Lajme të tjera

Web TV