Meta kundër Ballkanit të Hapur: Zbatoni Procesin e Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në sesionin e Forumit IX Global të Bakusë për “Një Europë në ndryshim dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, ku ka folur kundër nismës së Ballkanit të Hapur. Meta thotë se duhet të fokusohen në zbatimin e Procesit të Berlinit dhe të mos ketë shpërqendrim me qasje alternative paralele.

Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër Ballkanit të hapur duke përqafuar Procesin e Berlinit, pasi sipas tij është i duhuri për të formësuar një treg të përbashkët rajonal. I ftuar në Forumin IX Global në Azerbaixhan ku u diskutua mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor në Europë, Kreu i Shtetit deklaroi se Shqipëria si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të fokusohen në zbatimin e procesit të Berlinit. Sipas Metës, BE nuk mund të jetë më i fortë në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Bashkimi Europian nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më i madh në arenën ndërkombëtare pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne e konsiderojmë mekanizmin e Procesit të Berlinit si katalizatorin kryesor të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të përqendrohemi në zbatimin pa vonesë të Procesit të Berlinit dhe të mos shpërqendrohemi si dhe të mos ngatërrohemi nga qasjet alternative paralele jo gjithëpërfshirëse”, është shprehur Meta. ai ka ngritur një pyetje për Procesin e Berlinit. Dhe sipas tij, Procesi i Berlinit është i duhuri për një treg të përbashkët rajonal. “Pse Procesin e Berlinit? Sepse Procesi i Berlinit mbështet krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të bazuar në katër liri. Të 6 vendet janë pjesë dhe e mbështesin plotësisht këtë proces. Vetëm disa liderë mbështesin alternativën e Ballkanit të Hapur! Procesi i Berlinit ka si pjesë të tij BE-në. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit ka instrumente financiare për të mbështetur projektet e lidhjes. Ballkani i Hapur jo! Procesi i Berlinit fuqizon procesin e zgjerimit, duke i përshtatur reformat e kërkuara me shpërblimet financiare. Ballkani i Hapur paraqitet si një alternativë ndaj anëtarësimit në BE, duke e tjetërsuar rajonin si një komunitet politik hibrid. Procesi i Berlinit përmban 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën politike të Bashkimit Europian. Çdo proces që ka BE-në brenda saj përfaqëson vullnetin e vendeve tona. Çdo proces që copëton BE-në përfaqëson frikën politike të liderëve autokratikë për humbjen e pushtetit të tyre”, është shprehur Meta.
Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë

Gjatë vizitës në Azerbajxhan, presidenti Ilir Meta është takuar me homologun vendas, Ilham Aliyev. Në njoftimin për shtyp të presidencës, shkruhet se Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok. Në këtë kuadër, të dy Presidentët vlerësuan nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. “Në bisedën e frytshme u nënvizua me shumë interes thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

WB6

“Ballkani i Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit”

Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit dhe do të udhëheqë integrimin rajonal në një drejtim të fragmentuar, thotë Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor (WB6). Sipas kësaj organizate për demokraci dhe të drejtat e njeriut, me seli në Sarajevë, Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit kanë të bëjnë me të njëjtat çështje – lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Procesi i Berlinit ka një grup të qartë standardesh të vendosura nga acquis communautaire (legjislacioni i BE-së), thotë ky grup. “Procesi i Berlinit”, iniciativë diplomatike e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, është jetësuar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit. Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Ballkani i Hapur nuk është i lidhur me asnjë standard të BE-së dhe liderët rajonalë mund ta drejtojnë atë në rrugë që nuk mund të kontrollohen nga perspektiva e politikës së zgjerimit të BE-së”, ka thënë organizata përmes në një deklarate. Më tej thuhet se nismëtarët e Ballkanit të Hapur shmangin shpjegimin sesi projekti do të pajtohet me Procesin e Berlinit dhe politikën e zgjerimit, si dhe me tregun e mëtejshëm të përbashkët rajonal dhe sa i realizueshëm do të ishte krijimi i dy kornizave që synojnë të rregullojnë të njëjtën gjë. Në deklaratë përmenden dilemat e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi – që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur – lidhur me natyrën gjithëpërfshirëse të nismës. “Ka shqetësime se projekti Ballkani i Hapur po krijon një hendek mes partnerëve transatlantikë. Shumë kryeqytete evropiane nuk janë të bindura në këtë projekt, sepse prej kohësh po dështon të sigurojë zbatimin e parimeve të gjithëpërfshirjes dhe harmonizimit me legjislacionin e BE-së”, shton Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor. Organizata shton se Serbia, si një nga nismëtaret e Ballkanit të Hapur, po përballet me njoftime për ngadalësimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse mbetet këmbëngulëse në shmangien e harmonizimit të plotë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. “Në këtë kuptim, Ballkani i Hapur ka potencialin të krijojë ndarje dhe të dëmtojë natyrën e bashkëpunimit rajonal në baza të barabarta”, thuhet mes tjerash në deklaratë. Procesi i Berlinit është krijuar më 2014 mes të rritjes së euroskepticizmit dhe vendimit të atëhershëm të BE-së që nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në pesë vjetët e ardhshëm. Ndërkohë, në kuadër të Ballkanit të Hapur, në samitin e fundit, që është mbajtur në Ohër në fillim të muajit qershor, janë nënshkruar marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe titujve shkencorë dhe tre memorandume bashkëpunimi në fushën e turizmit, kulturës dhe luftimit të evazionit fiskal. Për herë të parë në këtë nismë kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, në cilësinë e vëzhguesve. Deri më tani, të tria vendet anëtare kanë arritur një sërë marrëveshjesh që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal: kalimin e kufijve të qytetarëve të tyre me karta identiteti, një marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në tregun e punës. Është bërë e ditur se këto shtete do të heqin kontrollet doganore nga 1 janari 2023./REL

Të fundit

Gripi i shpendëve, shkencëtarët japin alarmin: Fatal për gratë shtatzëna

Nëntë nga dhjetë gra shtatzëna nuk i mbijetojnë gripit të shpendëve. Ky është alarmi i ngritur nga studiuesit në...

‘Shmangni përmbytjet!’, MM: Priten reshje intensive në 5 qarqe

Java e ardhshme do të nisë me reshje shiu dhe dëbore dhe me ulje të temperaturave. Sot Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të...

Wrestling në zi, ndahet papritur nga jeta legjenda Rey Mysterio

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare legjenda e “Wrestling”, Rey Mysterio. Legjenda e WWE mbylli sytë përgjithmonë ditën e djeshme, duke lënë pas një...

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok, Bardhi hap llogari dhe publikon datën e protestës

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme mbylljen e rrjetit Tik Tok për të paktën 1 vit. Tashmë prej kohësh ka qenë në diskutim...

Tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i Veliajt: Blini produktet lokale

Ashtu siç është bërë traditë për festat e fundvitit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë...

Lajme të tjera

Web TV