Një mollë dhe dy piktorë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA PIRRO LOLI

ASHTU SIÇ…
Ka një poezi Zhak Preveri, ku “dialogon” me dy piktorë e na jep një mesazh universal për krijimtarinë artistike, si mister, në veçanti, për pikturën, dhe poezinë. Njeri ishte piktor realist, tjetri…(le ta lëmë gjatë shtjellimit.) Realisti mori një pjatancë porcelani e, mu në mes të saj, e detyroi një kokërr mollë që të pozonte. Dëshironte ta pikturonte ashtu “siç e kish bërë nëna”, t’ia shikonte syri, madhësinë, formën, ngjyrat, peshën shijen…Gabimi nis “me ashtu siç”.
Për piktorin, e talentuar dhe një nudo nuk është plotësisht nudo.( “me ashtu siç është”) Lakuriqësia është vetëm fytyra e një pamjeje statike, reklamë naive e një çasti, e një pozimi të imponuar. …Më NUDO është “Mona Liza” e L. Da Vinçit, Afërdita e Botiçelit, paçka se e para është bust i veshur, e dyta pothuajse lakuriq. Sepse Mona Liza depërton në fytyrën e nënës, motrës, femrës, madje, siç thonë specialistët, dhe të një mashkulli misterioz; në të syri i vëzhguesit të hollë zbulon vazhdimisht diçka të re. Dhe jo më kot….. , ajo mbetet një enigmë universale shumë kuptimore. Njeriu nuk e ka parë Afërditën, perëndeshën e bukurisë, por e beson piktorin mitik se ajo udhëtonte nëpër qiell me një karrocë tërhequr nga dy pëllumba të bardhë. Botiçeli na i zbriti në tokë dhe ne e njohim atë me atë gërshetin e gjatë ngjyrë floriri që i gjarpëron nëpër trup dhe përfundon duke mbuluar seksin e saj…” ..

SHPIRTI I “Natyra morte”.
Molla dridhet e përdridhet e pabindur… (thotë poeti)
Piktorët realistë i ka mbajtur gjallë portreti i njeriut e sidomos pejsazhi me pemë, qiell, det e “Natyra morte”. Por dhe qielli ka shpirtin e vet; të ndryshueshëm janë dhe deti me ngjyrat e zemëruara që shpesh gulçon me egërsi. Ai ka fytyrë tjetër kur rrudhoset qetësohet me ato mërmëritjet e mëndafshta që i vinë nga thellësitë. Piktori realist nga bregu, mund ta hedhi grepin për ndonjë peshk, por nuk i kap dot psherëtimat e detit me penelin e tij. Dhe tha poeti: Në një pellg hëne, ra një poet i dehur dhe u mbyt. (E. Paund) E pashë kur, hëna e nxori në anë duke e mbajtur arkivolin e tij në krahë, e lëshoi në ajër – dhe tha : u këput një yll.
…Molla vazhdon të dridhet e përdridhet. Dhe pret që molla të bëhet tjetër mollë, a tjetër gjë…
Ajo nuk e pranoi pozën artificiale në pjatën e njëmendtë e filloi të sillet tinëzisht rreth vetes… “U tjetërsua” e “i tha” piktorit “ unë jam princeshë, jam një fener rruge, jam hëna e plotë e mesnatës… Sytë e realistit nuk i dëgjojnë këto zëra përtej kokrrës së mollës. Dhe sa më larg shkon nga metafora e poetit, aq më pak është i talentuar. Ai nuk e kupton pabesinë e objektit. Atëherë, molla vuri maskën e një fruti të bukur. Molla iu rrit si përbindësh e peneli s’i bindej. Piktori nuk ish nisur nga ëndrra ose përfytyrimi paraprak. Sidoqoftë, diçka duhej të bënte…, një mollë një farë soj, një frut, ashtu siç.

IDETË
Një çast thirri në ndihmë aleatët mbrojtës që do shoqëronin veprën, idetë. Ai e njihte këtë shkollë. Qindra vjet, idetë s’ishin ndarë nga letërsia dhe artet. Njëkohësisht, ai dinte mijëra fakte ku poetët dhe piktorët nuk i ishin shmangur osmozës midis poezisë dhe filozofisë. Po nuk i kuptonte se ç’ shpirt mund të kishte kokrra e mollës. Ndryshe poeti që e bën të vetën kohën, hapësirën, vdekjen, metafizikën e aq më tepër, se si poezia është në gjëndje ta lidhë gjithçkanë me asgjënë, qenien me mungesën…Mori pozën e filozofit dhe filloi të pillte ide që, domosdoshërisht të lidheshin me mollën…Molla i kujtoi atë mollën, të ndaluarën, në “Kopështin e Edenit”, atje ku Adami dhe Eva, panë atë dritën tjetër, Fshehurazi. Mëkati i parë, belbëzoi ai. Apo ndëshkimi i qenies njerëzore?…Jo jo – iu bë zëri i poetit– – As mëkat , as ndëshkim. Vetëm zanafilla e artit…Tjetër ide: Mos kjo mollë duhet të mbartë idenë e rrezikut si te Vilhem Teli – , atë ngjarjen aq dramatike, ku tirani e detyron heroin ta vendosë mollën mbi kokën e të birit dhe ta qëllojë me shigjetë njëqind metra nga larg(?!), apo kjo mollë më përdridhet si molla e Isak Njutonit që i ra në kokë shkencëtarit gjenial dhe u bë shkas i zbulimit të ligjit të famshëm të gravitacionit planetar? Ë?, Mollë personazh ?!
Por…, por “idetë janë të bardha, të bardha si duart e të vdekurve..E nga doli një farë Pikaso që po vret të gjithë piktorët (!)….. Dhe si mund të më përdridhet mua një mollë me kaq ankth?! I raskapitur edhe nga shoqërimi i ideve, mbylli sytë me dëshirën fillestare ta bënte mollën siç e kish bërë nëna. Të palëvizur në mes të pjatës së porcelantë. E mbaroi dhe shkroi në buzë të pjatës “natura morte” dhe firmën “B.K.”

ARTI LIND PARA LINDJES
Mjeshtrit e mëdhenj e dinë se dhe portreti më i mirë është i pambaruar. E njëjta fytyrë ka shumë pamje. Dhe vetë portretet e L.Davinçit, Rembrantit, Botiçelit, El Grekos, Françesko Gojës, … Në ballin e njeriut janë qindra kilometra rrudhash me vuajtje, derte, brenga, dhimbje e halle…. E, Perënditë i sajuan dhimbjet me qëllim që poetëve të mos u mungojnë subjektet, Homeri. (Kënga e VIII, Odiseja). Të gjitha sendet e kësaj bote janë me baltë dhe xhamet ku përthyhen dritë-hijet janë të pistë…Poetët dhe piktorët vazhdimisht lajnë xhame ( dhe shkruajnë mbi xhame) për të gjetur fytyra të reja njerëzish. Dhe vështrimin e mermertë të statujave. Vërtet ç’ ngjyrë ka lëkura e njeriut? Ajo s’është prej mishi, por prej dhimbjeje, prej një ngjyre e nuance që nuk regjistrohen në ylber. As dora e njeriut, ajo e lodhura, e heshtura në heshtjen e vet. Ajo është fytyrë gjithsesi, e gjerë si deti e trashë si toka me plasaritjet e thella të dhimbjes njerëzore. Realistët nuk mund ta varin dot zemrën në greminën e kraharorit dhe, ashtu të varur, ta lënë të qajë si zog deri në grahmën e fundit duke luftuar? Se dhe vetë zemra e artistit është një fole për zogj, fole e varur në muzg. Prej andej dalin zërat e brishtë që i dëgjon vetëm nata që pret mëngjesin për të shpërndarë melodi të pa kënduara. Ndërsa te kryevepra Psikika e Ringjallur siç thotë Dr. Bledar Kurti Nga Puthja e Kupidit e Antonio Canova-s (1757 – 1822), …Edhe pse është e gdhendur në mermer, arrihet të ndjehet mishi, lëkura, pulsimi i trupave, e madje edhe fryma që lidh femrën e bukur. Dhe, atë perëndeshën, të vdekurën, që ngjallet nga një puthje… “Arti është dialog midis unëve të ndryshëm, si mjet për ta tejkaluar vdekjen”(Borges), por artisti realist s’ka skaner, e rrjedhimisht kujtesë a memorie për ta tjetërsuar objektin. ( Mua më sugjestionon, fjala vjen, piktori ynë Gazment Leka kur shpjegon se artistin e vërtetë e drejtojnë të pathënat, ato që mungojnë, polisemantizmi ose misteret…
…Van Gongu që e dinte se ngjyrat nuk janë vetëm mjet komunikimi, por dhe simbole e metafora, vuante si grua në lindje, kur pikturonte. Dhe rënkonte “ I përndjekur nga dielli” përvëlues. Harronte ta vinte dhe kapelen. Dhe vështrimin e kish të butë e të kaltër si vajzë. Dhe diellin e shikonte sy më sy që t’ia merrte të tëra ngjyrat. Piktura e tij ishte “bërë” para zbatimit në pëlhurë e, gjat punës, rrënqethej e drithërohej e ngyrat i përpunonte me të kuqen e gjakut të tij, që ia përthante dielli i jugut me çizmet prej zjarri…Ai vdiq në diell dhe mbeti diell. Vetëm te gjenitë si ai, arti vihet në balancë me një jetë tjetër dhe triumfon duke u djegur.

Lexo edhe :  Paola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe

***
Teksti poetik dhe piktura(sipas R. Barthes), janë plurale e karakterizohen nga thyerja e rregullave;… në atë që, vepra artistike është një qenie speciale, që flet me kode të ndryshme në një dialog të vazhdueshëm me spektatorin e lexuesin. Kohët moderne kanë tentuar të bëjnë dhe shkencën e estetikës(me Kantin te “Kritika e gjykimit”, që mbahet si sintezë e mendimit estetik të shek 18-të, me Hegelin që e shikon artin si shprehje supreme të shpirtit absolut, si shfaqje ndiesore të vlerës ideale të botës, ku përmbajtja dhe forma kalojnë dialektikisht tek njera tjetra, etj,etj.) e domosdo, dhjetëra estetë modernë, të dy shekujve të fundit, bashkohen duke e shigjetuar realizmin, konceptin e përmbajtjes, ngjarjeve të njohura e shterpe me funksione jashtë letrare e artistike, duke afirmuar cilësinë që është e lidhur me formën si shprehje e sinqeritetit dhe e origjinalitetit të krijuesit. Arti i madh është përqafuar me perënditë, heronjtë antikë, diellin e Rilindjes – për t’u ndalur përfundimisht te koha e përhershme e njeriut…

FARAT E ZEZA…
E përsëri te molla( dhe te pula e pjekur me dilemën : ta ha apo ta pikturoj atë…) : Por, hoqi dreqi e na shkoi aty pari piktori me emrin Pikaso. Iu afrua mollës në pjatë, mblodhi buzët, e pak më tej pa piktorin e dremitur e tha : “Ç’marrëzi të pikturosh një mollë.” Dhe e hëngri mollën. Dhe e theu pjatën. Dhe molla i tha faleminderit. I gjori piktor, u shkul nga ëndrrat ku dremiste dhe e pa veten krejtësisht të vetmuar para tablosë së thyer me ca fara të zeza (të kokrrës së mollës), tmerrues ky realitet mu në mes të copave të pjatës së bardhë..

* * *
Pikasoja, njeriu që pikturonte më shpejt se drita, para se të largohej , i tregoi kolegut me gisht ato pesë gjashtë fara të zeza të mollës në mes të pjatës. Dhe tani a je në gjendje ta pikturosh shëmbëlltyrën pa shembull? Prano, fjala vjen , që ulërima e pranverës është një pyll i lindur në sytë e mi prej dheu, e, nga aroma, pikturoje trëndafilin; nga një bletë në lulen e tërfilit pikturoje livadhin me gumzhimën e bletëve dhe erën përsipër. Besoje tani se nata e ndriçon natën, se errësira i ka duart të kadifejta, se të vdekurit qajnë, se era ta kafshon ballin, se nëpër faqet e lëmuara të një pëlhure, ngrihen kreshta malesh e rrudha në ballë fëmijësh. Origjina dhe qëllimi [(lexo objekti dhe arti(PL)]- shprehej Niçe- janë entitete të ndryshme”…E çdo poet, piktor e artist, me veprën e vet, është përgjegjës

Të fundit

Shkencëtarët kinezë krijojnë një krem ​​të ri kundër diellit që ftoh lëkurën

Shkencëtarët nga Universiteti Tsinghua i Kinës në Pekin kanë krijuar një krem ​​të ri kundër diellit që jo vetëm...

Ushqimi i lashtë plot me vlera ushqyese që Bill Gates i kërkon njerëzimit ta konsumojë

Bill Gates është një figurë mjaft e njohur në mbarë botën, përveçse themeluesi i Windows, edhe për punën e tij filantropike, pasi biznesmeni udhëton...

Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.5 lekë dhe shitet 94.5 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve, tre persona humbin jetën pasi hëngrën tortë

Tre gra kanë ndërruar jetë në qytetin brazilian të Torres, pasi konsumuan tortën në një tryezë Krishtlindjesh. Tatiana Denize Silva dos Anjos (43 vjeç) dhe...

Lajme të tjera

Web TV