“Mbretërit e merkatos”/ Titujt kryesorë sportivë për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e Barcelonës në basketboll dhe merkato e klubeve kryesore europiane janë në fokus të mediave më të njohura sportive.

Më poshtë titujt kryesorë të tyre:

“Mbretërit e merkatos” është titulli kryesor i “AS” për Real Madrid që ka bërë përforcime të rëndësishme në skuadër si Rudiger dhe Tchouameni.

Prima Pagina AS 19/06/2022

“Marca” zbulon një prapaskenë interesante të merkatos ku PSG tentoi t’i rrëmbente Vinicus JR, Realit të Madridit. “PSG i kërkoi Vinicius të mos rinovonte”, është titulli i gazetës spanjolle.

Prima Pagina Marca 19/06/2022

“Raphinha jep OK”, është titulli i “SPORT”, që ka fokusin tek merkato e Barcelonës dhe objektivn e saj brazilian, që luan tek Leeds United.

Prima Pagina Sport 19/06/2022

“Finalistë” është titulli i “Mundo Deportivo”, që i  kushton faqen e parë fitores së Barcelonës ndaj Real Madrid në basketboll.

Prima Pagina Mundo Deportivo 19/06/2022

Po për këtë triumf, flet edhe “L’Esportiu” e cila i vendos titullin: “Ata duan ta përsërisin”.

Prima Pagina L'Esportiu 19/06/2022

“Mirror Sport” ka titull kryesor “Të përçarë” dhe i referohet situatës tek Manchester United, ku shefi ekzekutiv, Richard Arnold u largua nga klubi duke e quajtur vitin e tij të fundit si një makth të frikshëm.

Prima Pagina Mirror Sport 19/06/2022

“L’Equipe” hapet me titullin “Tregtar i lumturisë” për Leon Marchand , i cili u theu një rekord duke u renditur notari i dytë më i shpejtë në histori me kohën 4:04.28,që gjithashtu vendosi një rekord të ri për kampionatin evropian dhe botëror.

Prima Pagina L'Equipe 19/06/2022

“La Gazzeta dello Sport” i kushton faqen e parë merkatos së klubeve italiane dhe në fokus ka Interin me objektivat Dybala-Lukaku. “Po lind Interi me 3 yje” është titulli i gazetës italiane.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 19/06/2022

Edhe “Corriere dello Sport” ka në fokus merkaton ku flet për sulmuesin e Romës, Tamy Abraham. “Premier League mbi Abraham, Roma e blindon” është titulli kryesor në faqen e parë.

Prima Pagina Corriere dello Sport 19/06/2022

E përditshmja torineze, si zakonisht ka në fokus zhvillimet në shtëpinë e Juventusit. “Pse është kështu Allegri” është titulli kryesor i saj që rrëfimin e drejtorit sportiv bardhezi, Cherubini e ka publikuar në faqen e parë duke zbuluar dhe 4 objekivat e merkatos: Zaniolo, Koulibaly, Di Maria dhe Arnautovic.

Lexo edhe :  Barcelona vendos çmimin për yllin e ekipit: kushton 70 mln euro

Prima Pagina Tuttosport 19/06/2022

Të fundit

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një...

A do të ketë dallime në çmimet e energjisë në Gjermani?

Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa koalicioni qeverisës në Berlin po përballet me një tjetër sprovë të re. Arsyeja: e...

‘Tërmet’ në Nestle, CEO i kompanisë shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij

Tërmet në shtëpinë e Nestlè. Drejtori ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe zvicerane agro-ushqimore, 63-vjeçari francez Laurent Freixe, u shkarkua pas vetëm një viti në detyrë për...

Lajme të tjera

Web TV