Kurti pas mbledhjes me Ramën: Nuk duhet ta matim suksesin me njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti pas një dite që kaloi me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kabinetin e tij qeveritar, thotë se nuk duhet të maten me njëri-tjetrin. Po ashtu, thotë se shqiptarët duhet të kenë më shumë bashkërendim në politikën e rajonit dhe të jashtmen.

Në fund të ditës, Kryeministri Kurti ka përmbledhur ato që u diskutuan mes dy qeverive.

“Sot zhvilluam takimin e 8-të të përbashkët qeveritar me Shqipërinë për të vlerësuar përparimin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushat e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare”, ka shkruar Kurti në Twtter.

Kryeministri i Kosovës beson se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe thotë se “nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin”. Megjithatë, ai thotë se duhet të ketë më shumë bashkëpunim. Veçon politikën në rajon dhe politikën e jashtme.

“Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurdoherë. Por, ne nuk duhet të matim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të garojmë me botën. Na duhet më shumë unitet mes nesh dhe më shumë bashkërendim në politikën rajonale dhe të jashtme”, ka shkruar Kurti.

“Padyshim që historia do të na gjykojë neve për mënyrën se si e shfrytëzojmë këtë mundësi historike”, thuhet në fund të postimit të tij.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV