Al Khelaifi: Refuzova 180 mln euro nga Real Madrid për Mbappe! Mbi Zidane ju them…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2021: Kylian Mbappe dëshironte të bashkohej me Real Madridin, Paris Saint-Germain refuzoi një ofertë prej 180 milionë euro. 2022: Kylian Mbappe refuzoi Real Madridin, Paris Saint-Germain zgjati kontratën që skadon deri në vitin 2025. Presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi tani e ka sqaruar këtë!

Real Madridi iu afrua Kylian Mbappes gjatë dhe fort. Pasi mbretërve iu desh të pranonin humbjen në verën e kaluar, megjithë një ofertë të madhe për Paris Saint-Germain, shumë rreth kampionëve rekord spanjollë supozuan se Mbappe do të vinte në një transferim të lirë në fund të qershorit 2022 kur skadonte kontrata e tij.

Por çuditërisht, 23-vjeçari e zgjati kontratën me PSG-në me tre vjet. Real Madridi mbeti sërish pas, për kënaqësinë e Nasser Al-Khelaifi. Në një intervistë për Marca, presienti i PSG-së tha:

“Kam refuzuar 180 milionë euro të Real Madridit verën e kaluar sepse e dija që Kylian donte të qëndronte në PSG. Unë e njoh atë shumë mirë, e di se çfarë dëshiron ai dhe familja e tij dhe ata nuk janë të shtyrë te parate”.

Mbappe vendosi “këtu për qytetin e tij, klubin dhe vendin e tij si dhe për projektin sportiv”, tha Al-Khelaifi, i cili duhet të lyejë kripë në plagën e Real Madridit me deklaratat e tij të fundit.

Me pas, presidenti i PSG-se u ndal edhe te stoli dhe trajneri post-Pochettino: “Një zhgënjim i tifozëve me Galtier në vend të Zidane? Ëndrra është një gjë, realiteti tjetër. Te enderrosh shume është e mirë, por këtu duhet të jemi realistë, ne nuk duam te jemi më shumë vezullues, te shkelqejme, por duam te fitojme”.

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV