Nis greva më e madhe në 30 vite në Angli, ekonomia humb 540 mln paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetet e Britanisë së Madhe, duke përfshirë kryeqendrat si Londra, Mançesteri apo Liverpul janë kthyer në “fantazmë”, pas grevës më të rëndë hekurudhore që ka goditur vendin në 30 vitet e fundit.

Lëvizjet e sindikatave kanë bërë që Mbretëria e Bashkuar të përjetojë ditët më të errëta që nga periudha e pandemisë së Covid19, me rrugët e boshatisura plotësisht, dyqanet e mbyllura dhe kafenetë thuajse bosh.

“Shkretëtira” në qendrat e qyteteve pritet që t’i kushtojë sektorit të mikpritjes rreth 540 milion paund, ndërsa më shumë se 50,000 anëtarë të sindikatave kanë dhënë dorëheqjen nga puna për shkak të rrëzimit të kërkesës së tyre për një rritje pagash prej 11%.

Ndërkohë, miliona njerëz kanë mbetur pa alternativa për të shkuar në punë dhe mijëra të tjerë janë detyruar për të punuar nga shtëpia.

Sipas ekspertëve, ky bllokim “de fakto” mund të jetë për Mbretërinë e Bashkuar “kambana e vdekjes”, pasi shumë biznese të vogla që tashmë kanë luftuar për dy vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe sapo po ngriheshin në këmbë mund të shpallin falimentin.

Andrew Haines, shefi ekzekutiv i Network Rail, tha se grevat janë ‘shkatërruese’ për vendin, duke folur në stacionin e metrosë Waterloo, që zakonisht është një nga më të ngarkuarit në Londër, por që sot ishte totalisht i zbrazët.

“Është si ditët më të errëta të COVID”, tha ai duke shtuar se ka gjasa që grevat hekurudhore të vazhdojnë të enjten dhe të shtunën.

Ndërkohë, Kate Nicholls, shefja ekzekutive e organit të industrisë UKHospitality, tha se braktisja do t’i kushtonte restoranteve, kafeneve dhe bareve tej mase. Ajo parashikoi se grevat do t’i kushtojnë sektorit 540 milionë funte në shtatë ditë – bazuar në një rënie prej 20 për qind të shitjeve në një javë tipike qershori, ku ato marrin 2,75 miliardë paund.

Lexo edhe :  Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Edhe restorantet në Londër kanë thënë se kanë humbur 50 për qind të rezervimeve të tyre këtë javë.

Dhe zhgënjimet e miliona njerëzve u reflektuan në një incident në lindje të Londrës këtë mëngjes, kur një udhëtar qëndroi përpara një autobusi të linjës së Ilford dhe Lordship Lane, Tottenham, pasi ai refuzoi të ndalonte për dhjetëra njerëz që prisnin në një stacion.

Dëshmitarët thanë se burri i inatosur kishte pritur për 30 minuta, por disa autobusë kaluan dhe asnjëri prej tyre nuk ndaloi.

 

Të fundit

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete...

AKEP: 92% e familjeve kishin internet fiks në 2024

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vlerëson se rreth 92% e familjeve shqiptare kishte internet me linja fikse në fund të vitit të...

Operacioni ‘Ura’, prokurori italian zbërthen skemën se si vinin paratë në Shqipëri

Në konferencën me SPAK lidhur me operacionin Ura, prokurori italian zbërtheu skemën se si anëtarë të këtij grupi dërgonin paratë në Shqipëri. “Për sa i përket flukseve...

Operacioni antidrogë me Italinë/ Proda: 349 punonjës policie të përfshirë në aksion

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka dhënë detaje më tepër në lidhje me operacionin e madh ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar në Shqipëri...

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se megaoperacioni “Ura”  nga SPAK dhe...

Lajme të tjera

Web TV