Veliaj pret dy kampionët e Europës në Peshëngritje: Më shumë mbështetje për talentet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Evangjeli Veli. Dy sportistët e Klubit Sportiv Tirana, Qerimaj dhe Veli, të cilët po përgatiten për të marrë pjesë edhe në Lojërat Mesdhetare në Algjeri “Oran 2022”, u shpallën kampion në Kampionatin fundit Europian, që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë.

Veliaj falenderoi dy sportistët dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza për rezultatet e arritura. “Është kënaqësi e veçantë të pres dy miq të jashtëzakonshëm, Erkandin dhe Evangjelinë, të cilët na bënë krenar edhe në këtë Kampionat Europian të Peshëngritjes. Ata janë jo vetëm sportistë të Klubit të Tiranës, por mbi të gjitha, shkojnë përtej ngjyrave bardhë e blu, sepse përfaqësojnë ngjyrat kuq e zi të Shqipërisë. Ne duhet të shpërblejmë talentin, që më pas, edhe të tjerët të aspirojnë të bëhen më të mirët dhe të punojnë fort’, tha Veliaj, teksa përmendi se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin për shpërblimin e sportistëve tanë elitarë, si një motiv më shumë për të sjellë medalje të tjera për Shqipërinë.

Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për sportistët. “E falënderoj kryetarin e Bashkisë, i cili na e ka bërë më të lehtë ngarkesën tonë si Federatë, por edhe sportistëve. Duke qenë Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022, kemi marrë tre aktivitete shumë të rëndësishme, një prej të cilave ishte Europiani i Peshëngritjes, ku erdhën rreth 650 sportistë dhe 100 trajnerë, gjyqtarë, presidentë e sekretarë”, tha Gjoza.

Kampioni i Europës, Erkand Qerimaj u shpreh i gëzuar për arritjen fantastike në kampionatin e fundit dhe siguroi se nuk do të mungojnë medaljet e tjera. “Jam shumë i gëzuar për këtë rezultat dhe falenderoj kryetarin e Bashkisë, Presidentin, pasi është bërë një punë e madhe me organizimin e kampionatit Europian, por edhe për mbështetjen e sportistëve elitarë të klubit të Tiranës. Këto medalje treguan se investimet ia vlejnë dhe duhet më tepër për Botërorin, për Lojërat Olimpike, që të sjellim medalje të tjera për Shqipërinë”, nënvizoi ai.

Lexo edhe :  “The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10 vendet më të mira në Evropë për pushime

Kampionia Evangjeli Veli apeloi për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në sport. “Mbështetja juaj ka treguar punën time, por edhe mbështetja e Federatës. Unë do të sjell sa më shumë medalje në Shqipëri. Hera e parë që Shqipëria po merr edhe kupën si sportistja më e mirë, jo vetëm si sportiste e Tiranës, po si sportiste e Europës. Shpresoj të jem një model i mirë për vajzat dhe fëmijët e Shqipërisë që të futen në sport”, deklaroi kampionia e Europës.

Pas Europianit, Tirana do të mikpresë edhe dy aktivitete të tjera të rëndësishme, siç janë zgjedhjet në Kongresin e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe Kampionati Europian për U20-U23.

Të fundit

Bayern blen me frikë, kur klubi më i madh në Gjermani heq dorë nga filozofia

Tipari që karakterizon Bayern në vitet e fundit është vetëm një: blerjet e panikut. Klubi bavarez po përsërit të...

Sa u rritën pensionet në 1 vit? Dalin shifrat zyrtare

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit...

“E neveritshme dhe e turpshme”, kryeministri del kundër BE për Paradën e Krenarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe të turpshme”, duke e...

Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi...

35-vjeçari shkodran nuk zë mend, vazhdon të përndjekë femrat shqiptare nga burgu francez

Rikthehet përndjekësi serial nga burgjet franceze. 35-vjeçari shkodran Fabjan Dodaj nuk po zë mend, teksa vijon me pasionin e tij për të kërcënuar e...

Lajme të tjera

Web TV