“Duhet alternativë”/ Sonila Meço në tryezën e Berishës: Ku do i gjeni paratë doktor?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tryezën e shoqërisë civile ku mori pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është pjesëmarrëse edhe gazetarja Sonila Meço.

Teksa diskutohej për shpopullimin e Shqipërisë, krizën e çmimeve dhe varfërinë, Meço bëri një konstatim tepër të rëndësishëm duke kërkuar një përgjigje nga ish-kryeministri Berisha.

“Duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë për të kompensuar këtë rritje të çmimeve…Troç, duhen alternativa…”, u shpreh gazetarja e njohur.

“Momentet që flasim Anglia ka dalë në protestë, e paimagjinueshme, protestohet kundër menaxhimit të kostove të jetesës nga ana e qeverisë, në Bullgari po bie një qeveri për shkak të inflacionit. Nuk ka përgjigje tjetër përveç mobilizimit total të të gjithëve, por në këtë mobilizim që është në sipërfaqe doktor duhet alternativa. Troç, doktor duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë që do kompensoni këtë të rritje çmimesh, do të shkoni te biznesi i madh, do rrisni taksat, çfarë do bëni doktor? Troç duhet t’i jepni shqiptarëve alternativën. Mobilizim dhe alternativë dy rrugë ka”, shtoi Meço.

Të fundit

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Lajme të tjera

Web TV