Margariti: Nuk do të ketë ndërtime vilash apo kullash në Butrint!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa vijojnë debatet për çështjen e Butrintit, ministrja e Kulturës ka theksuar se nuk do të ketë ndërtime në zonën e pambrojtur nga Gjiri i Manastirit tek Pema e Thatë. Margariti tha se do të bëhet vetëm një qendër vizitorësh për të arritur standardet e parkut botëror.

“Plani i menaxhimit të integruar të Butrintit ka vendosur në vëmendje si të vetë institucioneve këtu, por ashtu dhe bazuar në rekomandimet të UNESCO-s për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Aktualisht zona e hequr prej 800 hektarësh është Ksamili, një zonë e urbanizuar prej kohësh, shpesh herë e kemi quajtur Bathorja e Butrintit dhe kjo është zonë, e cila ka pas qenë e deklaruar.

Në këto 30 vite kemi kryer shumë projekte, sondazhe për shkak të këtij zhvillimi. Jo çdo ndërhyrje ka qenë e parregullt. Nuk prekim absolutisht asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, vijon të ketë status të një objekti fetar sa i përket lidhjeve që kemi ne me atë pjesë dhe nuk ka rishikime të zonës për t;i hapur rrugën veprimeve. Ndërtime në zonë nuk do të ketë, përveç shikimit që po bëjmë për qendrën e vizitorëve për të arritur standardet e një parku botëror dhe do të shihet brenda të gjithë kritereve“, tha Margariti.

Të fundit

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Verë e paprecedentë në Itali/ Në Siçili priten temperatura deri në 49°C,

Tashmë është zyrtare, java e ardhshme do të ndajë Italinë në dy realitete të kundërta klimatike. Ndërsa veriu i vendit do të përballet me...

Dopietë me gola dhe assist, Leo Messi vijon formën fantastike tek Inter Miami

Lionel Messi shënoi dygolëshin e tij të gjashtë në shtatë ndeshje, duke ndihmuar Inter Miami-n të përmbysë dhe të fitojë bindshëm 5-1 ndaj New...

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por, si zbulojnë autorët në serinë...

Lajme të tjera

Web TV