“Po të dhuroj një vezë për kryeministrin mashtrues”/ Deputetja shqiptare habit Kuvendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një episod i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, teksa i është drejtuar foltores në parlament, në dorë mbante disa kokrra vezë të cilat ia ofroi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Akti i deputetes në fakt e kishte një domethënie. Ajo tha se me atë vezë duhet të gjuhej kryeministri Albin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë me Serbinë, por që nuk e bëri.

Deputetja tha se po e bën këtë veprim për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje që ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa në vitin 2015, duke gjuajtur me vezë drejt kabinetit qeverisës të asaj kohe.

“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pas rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse ne tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV