Festa për pak u kthye në tragjedi/ Futbollisti i shpëton jetën kameramanes (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Girona është skuadra e fundit që ngjitet në La Liga. Skuadra katalanase është rikthyer në kampionatin spanjoll tre vjet pasi ra një kategori më poshtë dhe falë fitores 3-1 jashtë fushe në ndeshjen e dytë të play-off-it kundër Tenerife u rikthye në ligën më prestigjioze spanjolle.

Golin final 3-1 e shënoi mbrojtësi 19-vjeçar  Arnau Martinez , i cili gjatë festimeve u tregua një hero i vërtetë, pasi shpëtoi fotografin që të mos rrëzohej nga autobusi.

Krahas promovimit në futboll, të njëjtin rezultat arriti edhe ekipi i basketbollit të qytetit, duke i bërë të dyja skuadrat të festojnë së bashku me një autobus të hapur, i cili bëri xhiron e rrugëve të qytetit. Një festë e madhe, e cila mund të ishte kthyer në tragjedi.

Nuri Margui, një fotografe e ri e ekipit katalanas, e cili po filmonte festimet, humbi ekuilibrin, duke rrezikuar të bjerë në anën e pasme të autobusit. Për të shmangur rënien,  është kujdesur Arnau Martinez , i cili ka kapur fotografen dhe e ka ndihmuar të kthehet në autobus, duke vazhduar festimet.

Njeriu i momentit te Girona është padyshim Arnau Martinez . I lindur në vitin 2003 pak kilometra larg Gironas, mbrojtësi pas 6 vitesh në  Masia  të Barcelonës, luan për Girona që nga viti 2018, duke debutuar në moshën 17-vjeçare në sezonin 2020/21. Në sezonin e sapombaruar, 36 paraqitje dhe 1 gol përgjatë kampionatit, përveç golit në finalen në play off-in e promovimit. Përveç rezultateve sportive, të cilave Martinez ka shkëlqyer, ai tani do të ketë nderin dhe privilegjin që ka shpëtuar fotografin nga një tragjedi e mundshme.

https://twitter.com/i/status/1539219955455250432

Të fundit

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë....

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Lajme të tjera

Web TV