Braçe në Kuvend: Në 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm ‘skifterësh’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kapitalizëm skifterësh! Kështu e ka quajtur deputeti socialist Erion Braçe sistemin në vend, duke folur me tone të larta në fjalimin e mbajtur në seancën e sotme plenare. Braçe, tha se korrupsioni i administratës publike e deformon tregun dhe e shkatërron dhe ata që vuajnë janë bujqit.

“Korrupsioni i administratës publike e deformon tregun. Mes tyre ka të paaftë, dembel, njerëz pa ambicie pa vizion. Të korruptuar , nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren vetëm nga interesi privat. E shohin shtetin si diçka që përfitohet më shumë përtej rrogës. Këtu e 30 vite kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Ndaj kërkohet një strehë e qetë në administratën publike, padiskutim që ligjet i janë nënshtruar reformave të thella. Por ka nevojë për ndërhyrje sërish. Javën që shkoi bërtita shumë saqë zgjova edhe njërin që fle kudo, fle edhe në arë… Por kështu do të vazhdojmë ne? Vazhdoj ta kërkoj me forcë që ne na duhet bursa, një instrument ku njerëzit janë të bindur dhe të mbrojtur. E përsëris, për 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha Braçe.

Të fundit

Një gjel në Britani këndoi 76 herë në minutë, gjobë prej 3000 eurosh për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij...

Shifrat/ Paul Manafort ka marrë 10 milionë dollarë nga Berisha për të lobuar për të

Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha, ka kryer krime, për të cilat dënimi duhet të jetë burgim i përjetshëm. Në një intervistë...

Brazil, qyteti Rio de Janeiro po përjeton ditët më të nxehta

Qyteti Rio de Janeiro në Brazil po përjeton ditët më të nxehta. Popullatës vendase dhe turistëve u janë dërguar mesazhe paralajmëruese që të marrin masa...

Aks i rëndësishëm që lidh dy hidrocentralet/ Rama inspekton punimet në Rrugën e Komanit

Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit, një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet. Ky aks pritet...

Shembet çatia në një qendër tregtare, të paktën 3 viktima dhe 74 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 74 të tjerë u plagosën kur çatia e një tregu ushqimor u shemb në një qendër tregtare...

Lajme të tjera

Web TV