CDU “presion” Gjermanisë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten në Bruksel, deputetët e CDU/CSU kërkojnë nga qeveria gjermane hapa konkrete për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi parlamentar i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në parlamentin gjerman i cili diskutohet sot, 22.06, në plenum. Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ” në BE. Deputetët opozitarë kërkojnë gjithashtu që me vendet kandidate të miratohen hapa të ndërmjetëm për t’i afruar ato edhe më ngushtë me BE-në. Konkretisht, ata sugjerjonë anëtarësimin e asociiuar pa të drejtë vote në politikat e përbashkëta të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe në tregun e brendshëm të BE—së, në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës dhe progresit në sundimin e ligjit.

Angazhim për njohjen e Kosovës

Deputetët kërkojnë në mocionin e tyre që qeveria gjermane të ndikojë që shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Deputetët sugjerojnë që qeveria gjermane ta argumentojë këtë me situatën e re të sigurisë të krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Më tej,  deputetët kërkojnë edhe angazhimin e diplomacisë gjermane për anëtarësimin sa më shpejt që është e mundur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe si hap i parë në Këshillin e Evropës. Veç të tjerash, deputetët kërkojnë refuzim të vendosur të ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën e anëtarësimit të tyre në NATO, rritjen e luftës kundër korrupsionit, vazhdimin e “Procesit të Berlinit” për bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal dhe reforma brenda BE-së që sigurojnë kapacitetin e tij absorbues në të ardhmen.

Rrezik për paqen brenda BE-së

“Agresioni rus kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah cënueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës”, argumentojnë deputetë në kërkesën e tyre si edhe faktin që konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt. “Konflikte të tilla rrezikojnë stabilitetin dhe interesat e paqes të BE-së”. Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqendrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët. Në kërkesën e tyre deputet vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve ndëretnike dhe ndërfetare. “Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim ligji, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, struktura solide demokratike dhe prosperitet ekonomik.” Në këtë mënyrë, synimi duhet të mbetet që në të ardhmen të kemi Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, shkruajnë deputetët. Mocioni me titull, “Ripërtëritja e perspektivës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar”, pas një debati 40-minutësh, pritet të kalojë për konsultim te komisionet përgjegjëse të punëve të jashtme./DW

Lexo edhe :  ID-të e skaduara, rrezikohet vota e 1 milionë emigrantëve

 

Rama ndryshon mendje, konfimon pjesëmarrjen në samitin e Brukselit

 

Pas deklaratës së liderit të opozitës bullgare, Boiko Borisov, i cili shprehu mbështetjen lidhur me propozimin francez për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri Edi Rama konfirmon praninë në samitin e BE-së për Integrimin, por thekson se është herët për të qenë optimistë. Në një postim në Tëitter, kreu i qeverisë shqiptare tha se “ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë për Ballkanin e Hapur”.  “Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot (dje) në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të sotëm, ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës! Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama. Një ditë më parë kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Kovaçeski bënë presion me bojkot në samitin e BE-së për integrimin, i cili do të mbahet nesër në Bruksel.

 

 

Idërguari i qeverisë gjermane: “BE duhet të bëjë të besueshme formulën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”

“BE duhet të bëjë të besueshme formulën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të shpërblejë shtetet që plotësojnë kushtet”. Kjo është deklarata e bërë nga i dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, i cili paralelisht kërkoi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.  Por, Sarazin shprehet me skepticizëm për nismën e “Ballkanit të Hapur”. “Është e rëndësishme që të mos hapen struktura paralele. Përveç kësaj, duhet të jetë gjithmonë e qartë se në asnjë mënyrë ato nuk e zëvendësojnë anëtarësimin në BE”, shtoi ai.

Të fundit

“Ksamilin e degraduat në Bathoren e bregdetit”, ministrja e Turizmit sulmon opozitën

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka sulmuar opozitën teksa u shpreh se gjatë qeverisjes së tyre shkatërruar mjedisin, duke “mbjellë...

Ndërtimet pa leje, ja sa është fatura dhe kategoria që përfiton nga falja e gjobave

Deputetja e mazhorancës, Pranvera Resulaj e ftuar në studion e RTSH-24 deklaroi se, nisma e qeverisë për falja e gjobave për ndërtimet në zonat...

“Po krijoni një furtunë”/ Gogu: Doni apo s’doni anulimin e gjobave do ta bëjmë ligj

Ka nisur me debat seanca e sotme, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje. Në fjalën e tij Tonin...

BE paralajmëron rënie të ekonomisë në 2025, cilat janë 10 shtetet më “problematike”

Midis trazirave politike, disa të dhënave të dobëta ekonomike dhe paralajmërimeve për mungesën e potencialit të saj të rritjes, Evropa pati një vit të...

Ambasadori Gonzato: SPAK-u, sinonim i suksesit në Shqipëri

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK-ut, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi Prokurorinë e Posaçme si një element kyç të reformës në...

Lajme të tjera

Web TV