Bujqësia/ Braçe lë Kuvendin dhe zbret në protestë me fermerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga çdo deputet, pjesë e qeverisë, Erion Braçe i është bashkuar protestës së fermerëve të Lushnjes dhe të Fierit, për shkak të çmimit të lirë që pikat e grumbullimit po marrin prodhimet bujqësore. Braçe i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave të kontrollojnë situatën, pasi tregtarët e mëdhenj sipas tij po abuzojnë.

 Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste njihet për qëndrimet e tij edhe kur ato bien ndesh me politikat e qeverisë. Para një jave nga Kuvendi i Shqipërisë ai vlerësoi projektligjin e Agron Dukës ku i vintë në ndihmë fermerëve shqiptare, ndërsa dje, si rrallëherë një politikan i qeverisë i bashkohet protestës së fermerëve Lushnjes. I zgjedhur si deputet në atë zonë, Braçe ju është bashkuar fermerëve për tju dëgjuar zëri më shumë nga qeveria. Braçe së bashku me fermerët e Lushnjës dhe Fierit protestuan dje për çmimin e lirë me të cilin pikat e grumbullimit po blejnë shalqinin. Ish-zvkryeministri vuri në pah se fermerët kanë gati mijëra kunjtalë shalqi për treg, por mungesa e kërkesës dhe çmimi i ulët prej 10-12 lekë për kg, me të cilin tregtarët e shumicës po blejnë i ka bërë ata të ndalojnë vjeljen pasi praktikisht janë të falimentuar që në nisje të sezonit. “Vetëm në fshatin Çermë e Sipërme janë mbi 100 hektarë shalqi që kanë arritur pjekjen teknike dhe nëse nuk evadohen brenda një afati 15 ditor prodhimi kalon në tejpjekje dhe në këto kushte fermerët nuk do të shesin dot asnjë kilogram ashtu si vitin e kaluar në disa zona të Lushnjes”, tha Braçe. Ndërkohë, sipas fermerëve çmimin e parapërcaktojnë pikat e grumbullimit ku thithja e prodhimit aktualisht po bëhet selektive dhe sipas interesave të grumbulluesve të cilët ushtrojnë presion ndaj fermerëve deri në momentin që ta blejnë sa më lirë për të rritur fitimet. Braçe theksoi se Ministria e Financave duhet të dalë dhe të ushtrojë kontrolle sepse po abuzohet hapur nga tregtarët e mëdhenj dhe fermerët nuk po shesin dot as sa për të mbajtur frymën gjallë dhe për të mbjellë vitin e ardhshëm. “Kur këta ngrinin zërin, se kontrolloni çmimin e plehrave kimike pasi zë gati 60% të kostos së grurit, askush nuk e vrau mendjen. Janë të njëjtët njerëz që edhe i kanë shitur plehrat shtrenjtë edhe duan ta marrin produktin shumë lirë. Sa kemi qenë ne këtu kanë kaluar 30-40 trajlera, pra kërkesë ka, por si shpjegohet që bie çmimi. Problemi është se zhytet një ekonomi e tërë. Nëse falimenton kjo ekonomi bujqësore ka falimentuar ekonomia bujqësore e gjithë vendit. Shteti duhet të thotë stop këtu me pikat e grumbullimit me kapacitete magazinuese private. Shteti duhet të ndërtojë magazina dhe frigoriferë publik. Kështu fermeri çon mallin atje kur ka çmim të lartë”, u shpreh Braçe.

 

Shifrat e Eurostat

 

Bozdo: Shqipëria e fundit në rajon për të ardhurat për frymë

 

Shqipëria zë vendin e fundit në rajon sa i përket të ardhurave për frymë, si dhe për konsumin individual të qytetarëve. Kështu deklaroi anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, duke iu referuar të dhënave të Eurostat. “Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vendnumëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021. Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 për qind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnjë-Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria. Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE-së”, tha ai. Sipas Bozdos, Shqipëria kryeson vetëm në propagandën qeveritare dhe braktisjen nga shqiptarët. “Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një shekull. Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare”, tha ai.

Lexo edhe :  Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

 

Tatimi mbi të ardhurat

 Ahmetaj: Nuk ndryshon asgjë për  biznesin e vogël deri në vitin 2029

 

Nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Këtë përgjigje dha zv. kryeministri Arben Ahmetaj se a synon ky ligj rikthimin e tatimit mbi të ardhurat për biznesin e vogël. Sipas zv. Kryeministrit, i vetmi ndryshim do të jetë me profesionet e licencuara. “Ligji është organik dhe në çdo rast do të përmirësojë definicionet e procedurat, por jo trajtimin e biznesit të vogël me taksën zero, tatim fitim zero deri në 14 mln lekë dhe i përjashtuar nga TVSH deri në 10 milionë lekë. Nuk do ketë ndryshim. I vetmi ndryshim ka të bëjë me profesionet e licencuara dhe ministria e Financave do ta hedhë në konsultim publik. Ka filluar konsultimet informale. Nuk do të ketë asnjë ndryshim për biznesin e vogël deri në 2029”, tha zëvendëskryeministri. Ahmetaj njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e sotme të qeverisë është kaluar edhe një draft marrëveshje me Italinë, që ka të bëjë me përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë, Bujqësinë dhe emergjencat civile. “Kalimi i një vendimi të rëndësishëm mbi reformën në sektorin e energjisë elektrike. Kaluam një draft marrëveshje me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin i dedikohet 30 milionë euro përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit të 90 milionë euro kredi dhe do të pasohet me një 30 milionë euro kredi për sektorin e bujqësisë, kryesisht peshkimi dhe një 30 milionë eurosh tjetër për emergjencat civile, për rifreskimin e flotës së emergjencave civile”, nëvizoi ai.

Të fundit

Marrëveshja me pensionet me Italinë, deputeti i PS-së zbulon detajet: Ja kush përfiton

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe...

Fjala e plotë e kryeministrit Rama në samitin e Ballkanit Perëndimor- BE në Mal të Zi

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE për ecurinë pozitive të Planit të Ri të Rritjes ekonomike dhe...

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Demokrati Shehi: Shumë e rëndësishme për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike Dashamir Shehi tha se marrëveshja për pensionet me Italinë është shumë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë e punojnë në...

Basha thirrje mazhorancës/ Tërhiquni përpara se të përfundoni pas hekurave

     Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të mazhorancës që të fusë në rendin e ditës në Kuvend të projekt-ligjit...

“Babi ka vrarë mamin”/ Dëshmia tronditëse e vajzës së çiftit shqiptar në Greqi

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi, ndërsa në kërkim është shpallur ish-bashkëshorti i saj. Enkelejda Danaj dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV