“Ditë historike negative”, Rama: E sigurtë është që shekullin tjetër do jemi në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ndihet i indinjuar me BE, sipas të cilit nuk është e aftë që të çlirojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria dhe t’u hapë rrugën e integrimit, e në këtë sens, kjo ditë ishte një ditë historike e keqe.

Rama tha se i vjen keq për BE, ndërsa shtoi se për Shqipërinë ka marrë fjalë të mira.

Ai nuk kurseu as ironitë kur tha se shpreson që në shekullin tjetër Shqipëria të futet në BE.

Rama: Më duhet të korrigjoj presidentin tuaj, se tha se isha i frustruar, i thash që jo, vetëm më vjen keq për BE dhe në këtë drejtim jam i indinjuar. Nuk është sekret që kam më përzemër BE sesa Aleksandrin, pra të shohësh këtë BE që është e paaftë që nuk çliron dot dy vende nga Bullgaria, në këtë kuptim ishte një ditë historike në sensin negativ. Patëm fjalët më të mrekullueshme për ne dhe të gjithë thanë se ndiheshin keq për BE jo për ne. Nga ana tjetër ne do vazhdojmë, mendoj se në Ohër ju thash që disa vjet më parë data e takimeve të KE ishin më të rëndësishme dhe se dita ime e lindjes, sepse ishte gjithmonë fund qershor, ndërsa ditëlindja ime në ditën e pavarësisë, kështu që e gjeta pavarësinë time duke mos u shqetësuar më se kur është takimi, por ata kanë një problem më të madh se ne, sepse ata duhet të kenë një përgjegjësi më të madhe, kështu që mendoj se do arrijmë aty, me shpresë para shekullit tjetër, por shekullin tjetër është e sigurt.

Të fundit

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit,...

Udhëtimi që tronditi botën, anija Exodus niset nga Franca drejt Palestinës britanike

11 korrik 1947 Më 11 korrik 1947, anija Exodus 1947 u nis nga porti i Sète, në jug të Francës, duke mbartur mbi 4,500 refugjatë...

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në plazhin e...

“Nga 1 gushti, tarifa doganore për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së

Donald Trump ka njoftuar se nga data 1 gusht administrata amerikane do të vendosë tarifa tregtare prej 35% për produktet nga Kanadaja. Në një mesazh...

Temperatura deri në 34 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë edhe këtë të premtë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV