“Këlyshi u bë buçe dhe shqeu Sali Berishën”/ Kryemadhi “shpërthen” ndaj Lulzim Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po pse kush ja futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu?”

Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme Monika Kryemadhi, teksa fliste për atë që ajo e quajti “tradhti” të Partisë Demokratike ndaj LSI gjatë koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj, Basha i mori katër mandate deputetësh.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi debatoi me Ylli Rakipin, sepse ky i fundit i tha se ishte ajo e paaftë meqë Basha i kishte vjedhur edhe në koalicion. “Mire bëri kur je e paaftë. Po të vodhi aleati yt, do të thotë që je e paaftë”, shtoi moderatori.

Ylli Rakipi: Kur e more vesh ti? (tradhtinë e Lulit)

Monika Kryemadhi: Në 25 prill.

Ylli Rakipi: Epo qenke e paaftë. Ti jepje jetën për Bashën. Të vrisje po të thoshe një fjalë për Bashën…

Monika Kryemadhi: Katër mandate i ka vjedhur PD-ja, LSI-së dhe ia ka dhënë PS-së.

Ylli Rakipi: Mire bëri kur je e paaftë. Po të vodhi aleati yt, do të thotë që je e paaftë.

Monika Kryemadhi: Edhe ti kur ke ikur nga televizionet ishe i paaftë? Ti shkon për të bërë punë të mirë dhe të fusin thikën pas shqpine.

Ylli Rakipi: Dhjetë vjet nuk quhet futje, por dashuri. Zonjë e nderuar, një vit pasi kanë mbaruar zgjedhjet, vjen dhe thua më vodhi Luli.

Monika Kryemadhi: E kam thënë që në nëntor unë këtë.

Ylli Rakipi: Po ju paskeni mbajtur gjarprin… Dhe ju nuk jeni fare në rregull.

Monika Kryemadhi: Po pse kush ja futi Sali Berishës? Nuk ia futi këlyshi i vetë? Këlyshi u bë buçe dhe e shqeu?

Të fundit

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes...

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali Berisha, duke përdorur metaforën e...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Lajme të tjera

Web TV