E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë/ Federata e Notit merr vendimin ekstrem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit.

Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e fundit deklaroi të enjten se ishte e bindur që Anita do të vazhdonte të përfaqësonte vendin e saj pasi t’i nënshtrohej analizave.

Fuentes u filmua duke u zhytur në pishinë për t’i shpëtuar jetën Anita Alvarez, e cila humbi ndjenjat gjatë notit dhe përfundoi në fund të ujit. Trajnerja nuk hezitoi të hidhej në ujë, teksa rojet e shpëtimit vëzhgonin notaren teksa zhytej në ujë. Anita qëndroi të paktën 2 minuta pa marrë frymë, ndërsa u zhyt në fund të pishinës.

“Ajo nuk dëshiron të largohet nga këtu me foton e saj pa ndjenja në fund të pishinës”, tha Fuentes.

Por zyrtarët e FINA-s i i thanë ekipit amerikan të notit të sinkronizuar se Anita nuk mund të merrte më pjesë në Kampionatin Botëror. Vendimi u mor vetëm disa orë përpara ndeshjes së skuadrës pasditen e sotme.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga notarja apo trajnerja e saj, i cili fitoi katër medalje olimpike dhe 16 medalje të Kampionatit Botëror.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV