Sulm me arm* në një klub nate homoseksualësh në Oslo, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Mësohet se një person, ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka nxjerrë nga një çantë armën me të cilën ka qëlluar. Për pasojë, një paradë e LGBTQI+ e planifikuar për këtë të shtunë në Oslo është anuluar.

Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë.

“Ai dukej shumë i vendosur se ku do të qëllonte. Kur kuptova se ishte serioze, vrapova. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, tha një grua që pa incidentin.

“Kishte shumë të plagosur në tokë që kishin lëndime në kokë”, tha një tjetër dëshmitar.

Policia ka qenë në patrullim pikërisht në atë zonë dhe autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar brenda 5 minutave. Ende nuk dihet arsyeja e këtij sulmi.

Të fundit

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Lajme të tjera

Web TV