“Nuk i dha pronarit 25 mijë euro”/ Vrasja e Sadikajt dhe konflikti, hetohet sherri për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar tre javë nga vrasja e Aleksandër Sadikajt, hetuesit janë duke verifikuar rreth konflikteve që viktima mund të ketë pasur në vendin tonë për shkak të trafikut të drogës.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se Sadikaj është i përfshirë dhe në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Në dosjen hetimore thuhet se shtetasi me inicilalet D. H., në bashkëpunim me D. M., kundrejt shumës 25 mijë euro kanë negociuar për të blerë 100 kg kanabis në fshatin Buz në Memaliaj.

Këtë informacion blutë e kanë siguruar në tetor të 2017-tës, ndërsa kanabisi është marrë në nëntor të vitit 2016, por shuma e parave nuk iu dha pronarit të lëndës narkotike. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, porositës ishte Aleksandër Sadikaj.

Përveç hetimeve për të zbuluar momentin e vendosjes së lëndës plasëse si dhe identifikimin e autorëve, hetuesit kanë dyshime se pista kryesore e vrasjes së Sadikajt është prishja e pazareve të drogës.

Nga verifikimet ka rezultuar se 27-vjeçari ka udhëtuar shpesh drejt Greqisë me persona me precedent kriminal në fushën e narkotikëve, Disa prej udhëtimeve te Sadikajt tregojnë lidhjen me një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi. /ABC/

Të fundit

“Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë”/ Balla ironizon ish-aleatin e Berishës

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu drejtua opozitës me ironi, duke thënë se ata kalojnë...

Fushatë e egër kundër emigracionit/ 36 vende të tjera mund të hyjnë në listën e zezë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po konsideron të zgjerojë kufizimet në udhëtime, duke u ndaluar potencialisht hyrjen në SHBA, të shtetasve nga 36...

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit shndërrohet në një luftë energjitike!

Irani kërcënon të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Izraeli shkon përtej strategjisë së "shkatërrimit" të programit të tij bërthamor. Uzinat e naftës bruto në...

Mbahet në Tiranë samiti SEECP/ Shqipëria përkrah Izraelin, kritika Iranit

Tirana organizoi Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, i njohur me siglën SEECP, që shënoi edhe përmbylljen e presidencës shqiptare. Ministri Ilgi...

Nëna e Martin Canit: Kam humbur sensin e jetës, dua dënim maksimal për…

Në një intervistë emocionuese për emisionin “Me zemër të hapur”, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, Florina Cani, rrëfeu dhimbjen e thellë që po kalon...

Lajme të tjera

Web TV