Don Xhoni përfundon në Polici, ja çfarë ka ndodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi është shoqëruar në Polici mesditën e sotme.

Policia ka kontrolluar makinën ku ndodhej reperi me një person tjetër dhe pas kontrollit që të dy janë shoqëruar në stacionin më të afërt policor, sipas Indeksonline. Dyshohet se një armë është gjetur gjatë kontrollit teksa theksojmë se nuk ka ende asnjë reagim zyrtar.

Postimi i fundit i Don Xhonit në Instagram është bërë pasditen e të dielës, kur ai ka publikuar në Instastory një video ku ka paralajmëruar publikimin e një këngë të re.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Disa muaj më parë, reperi u arrestua me akuzën e njëjt, për armëmbajtje pa leje.

Të fundit

Tabaku: Fermeri penalizohet rëndë nga TVSH në bujqësi. Ja propozimi i opozitës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish për situatën e bujqësisë,...

Legjenda Scholes kritikon Arsenalin: “Bleu dikë me karrierë të çuditshme

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka hedhur dyshime mbi nënshkrimin e Viktor Gyokeres nga Arsenali për shkak të karrierës së tij të ‘çuditshme’...

A preken shqiptarët? Garanci 15,000 $ për të hyrë në SHBA, DASH publikon listën e vendeve

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e...

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së/ Turizmi dhe ndërtimi në rritje, bujqësia në rënie!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare. Ai u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten....

Ndahet nga jeta farmacisti shkodran! Deputeti: Ishte njeri me vlera

Farmacisti i nderuar Kolec Daja, një prej figurave më të përkushtuara të farmacisë shqiptare ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 6 gusht. Ai ka mbyllur...

Lajme të tjera

Web TV