Nisma vjetore e kryeministrisë/ Rama dhuron gjak: Të japësh gjak është mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”!

Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë të kategorive që kanë më shumë nevojë për të. Ai tha se qytetarët duhet të informohen se të japësh gjak është diçka e mirë.

Në mjediset e bibliotekës në Kryeministri u instalua njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, ku punonjësit e administratës së këtij Institucioni dhuruan gjak, akt i cili përveçse ndihmon në shpëtimin e jetëve të tjera, është edhe një proces i shëndetshëm për vetë trupin e dhuruesit.

“Duhet ta mësojmë që dhurimi i gjakut nuk përbën rrezikshmëri. I bën shumë mirë trupit. Kryqi i Kuq ka bërë që çdo ditë të ketë dhurim gjaku dhe e kemi realizuar objektivin tonë.” – u shpreh punonjësja e Kryqit të Kuq, e cila drejtoi një thirrje ndaj punonjësve të institucioneve për t’ju bashkuar nismës si çdo vit.

Edhe këtë vit fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve

Të fundit

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur...

“Ti s’ke fytyrë, pse lyhesh?!” Graciano me tone ofenduese ndaj Heidit

Balerini Graciano Tagani nuk ndalon së akuzuari Heidi Bacin. Teksa kjo e fundit po ecte në living për të dalë jashtë, balerini e pyet...

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Lajme të tjera

Web TV