Kjo është Klaudia Xhaferaj që humbi jetën bashkë me të birin, në një aksident tragjik në Berat.
Kjo që shihni në foto është e reja, e cila po ecte me shpejtësi, kur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në lumin Osum, bashkë me të birin 6-vjeçar. Për pasojë, të dy humbën tragjikisht jetën.
Ndërkohë raportohet se bashkëshorti i saj jetonte në Angli, por një vit më parë kishte ardhur te familja e tij dhe i kishte blerë gruas makinën tip “Fuoristradë”, me të cilën 30-vjeçarja përfundoi në lumë, duke humbur jetën bashkë me djalin.