Ilda Zhulali dhe Romina Kuko përplasen për fjalimin e Edi Ramës në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilltarja e presidentit për çështjet e Integrimit Ilda Zhulali dhe sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Romina Kuko kanë debatuar ashpër mbrëmë për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në samitin e 23 qershorit në Bruskel.

Të ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24, Zhulali dhe Kuko kanë patur pikëvështrime të ndryshme për atë fjalim. Ndërsa Zhulali i ka quajtur skandal fjalët e Ramës që sipas saj kritikonte BE dhe ndihmonte Serbinë, për Kukon ishte një fjalim me të vërteta dhe që bëri që të ndikonte në vendimet e mëpasshme të Bullgarisë.

Këshilltarja e Presidentit, zonja Zhulali tha: “Është e papranueshme në të gjitha drejtimet ato që tha Rama në fjalim. Kritikoi BE që është e vetmja alterantivë për Shqipërinë. Kryeministri duke i paraprirë këtij takimi u përfshi në një proces lobimi për “Open Balkan” dhe përjashtoi Kosovën. Por jo vetëm kaq. Rama u tall me Ukrainën”.

Por ka reaguar menjëherë Romina Kuko e cila e quajti të papranueshme atë që tha Ilda Zhulali. Mes të tjerave Romina Kuko tha: “Ky fjalim kishte vetëm të vërteta. Ai ka krjuar trazira në mikrobotën shqiptare. Duhet të kuptojmë që ishte ky fjalim që ndikoi në vendimin e Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut”.

Zhulali dhe Kuko nuk ranë dakord me asnjë nga pikat që kryeministri Edi Rama proklamoi gjatë fjalës së tij në këtë samit. Në fakt ky fjalim është nga më të diskutuarit dhe më të debatuarit në BE në vitet e fundit duke u bërë temë e debateve edhe në median e vendeve të BE-së.

Të fundit

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV