Lukaku zbarkon në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën me Interin: Jam shumë i lumtur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më në fund ai mbërriti mëngjesin e sotëm rreth orës 5:30 nga Olbia me një charter dhe u ul pas orës 6:30 në terminalin privat të fluturimeve Linate.

Romelu Lukaku e filloi aventurën e tij të dytë te Interi me pantallona sportive blu të çelët dhe një këmishë të gjatë blu të çelët si dhe një kapele bardhe e blu në kokë.

Belgu buzëqeshi dhe madje bëri disa foto me shallin e Interit përballë fotografëve të pranishëm dhe gazetarëve që e prisnin. Ai hipi në një Maserati të bardhë që e priste dhe shkoi menjëherë në hotel për një ndalesë të shkurtër para se t’i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore në Humatis në Rozzano, më pas në Coni…

Pasdite ai do të jetë në seli për nënshkrimin e kontratës. Me siguri do të jetë një dite prej “Interi të çmendur” për euforinë që mbretëron rreth njerëzve, me dhjetëra tifozë që e kanë pritur më kot mbrëmjen e djeshme, deri në orën 02:00 në Linate, me fanellën me numrin 9 të bomberit belg.

Lukaku është shfaqur shumë i lumtur

Fjalët e para të Lukakut ishin “Jam shumë i lumtur që jam këtu”. Do të ketë kohë për të folur për pjesën tjetër dhe për të shpjeguar zgjedhjen e tij. Ai u largua i lumtur dhe me një buzëqeshje në fytyrë. Pasi fitoi betejën për tu kthyer në Inter dhe nuk ka problem nëse humbi 3.5 milionë euro, pjesën e rrogës së Chelseat që duhej të hiqte dorë (nga 12 milionë plus 3 bonuse shkoi në 8.5 plus 3 bonuse), pasi sot në mëngjes “Big Rom” buzëqeshi si në ditët e arta.

 

Të fundit

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të...

Mori jehonë në të gjithë botën, personi me nanizëm rrëfen çfarë ndodhi në festën e Yamal

Festa madhështore e futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal, për 18-vjetorin e lindjes është vënë nën hetim nga autoritetet spanjolle, mes akuzave për diskriminim dhe...

Emërime të reja në burgje, zyrtarizohen drejtuesit e Peqinit dhe Elbasanit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka emëruar drejtuesit e rinj në Burgun e Peqinit dhe në Burgun e Elbasanit. Kështu, në Burgun e Peqinit është...

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet e gazetares Anila Hoxha. Verifikimet janë...

Mandatet/ Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më...

Lajme të tjera

Web TV