Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me iniciale A.Sh. ka marrë një plumb në gjoks dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtar nga policia.