Fotoja që po çmend Serbinë/ Gjyshja shfaqet në plazh me rroba banje me flamurin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia po “gumëzhin” nga një foto e cila po trazon rrjetet sociale. Një gjyshe është fotografuar në Novi Sad me rroba banje me flamurin shqiptar. Siç raportojnë mediat serbe, fotoja e pazakontë dyshohet se është bërë në Novi Sad Strand, një plazh në këtë zonë.

Aty shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, e cila ka të veshur rroba banje me flamurin shqiptar, ndërsa në dorë mban telefonin dhe duket sikur po fotografon personin që i ka bërë foton.

Në postimin e publikuar në Instagram shtrohet pyetja: A është ky një provokim i qëllimshëm? Reagimet kanë qenë të shumta, duke thënë se gjyshja nuk e ka ditur fare se çfarë kuptimi flamuri që mban ne reçipetat e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

“Mos i kushtoni rëndësi”, ka shkruar një përdorues.

Ndërsa një tjetër thotë se të gjithë debatin e bën politika: “Unë isha në mes të Shqipërisë me stemën në bluzë dhe askush nuk më tha asnjë fjalë. Politikanët e bëjnë gjithë këtë urrejtje, dhe ulen, pinë e hanë bashkë dhe bëjnë kombinime, ndërsa njerëzit e thjeshtë duan të vdesin për ndonjë marrëzi”.

Të fundit

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Lajme të tjera

Web TV