Integrimi në BE/ Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Taulant Balla nga Kuvendi ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon çështjes së negociatave.

“Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE”, tha Balla.

“Dakordësia politike tashmë është arritur dhe mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare tashmë javën e ardhshme është fakt”, shtoi Balla.